RRJETI MË I SHPEJTË CELULAR DHE FIKS

Konfirmuar nga shfrytëzuesit dhe nga Ookla®

Ookla image

Falë matjeve tuaja në të gjithë territorin e Maqedonisë, është vërtetuar se e kemi rrjetin më të shpejtë celular dhe fiks si dhe rrjetin më të mirë celular! Kjo është vërtetuar nga matjet aktuale të kryera nga ju, shfrytëzuesit. Kjo njohje prestigjioze e potencon angazhimin tonë për të ofruar shërbime të jashtëzakonshme dhe teknologji të avancuar për klientët tanë në të gjithë vendin.

*Konfirmuar nga analiza Ookla® e të dhënave Speedtest Intelligence® për Q1-Q2 2024. Markat tregtare Ookla përdoren me licencë dhe riprodhohen me leje.

Të shpallur më të mirët edhe këtë vit

Makedonski Telekom e mori çmimin prestigjioz Ookla® për rrjetin më të mirë bazuar në të dhënat e Speedtest Intelligence® që e konfirmojnë shpejtësinë superiore të rrjetit celular dhe fiks, mbulimin më të madh të territorit të Maqedonisë dhe cilësinë më të mirë të rrjetit celular.

 

Rrjeti 5G i Makedonski Telekomit është konfirmuar nga Ookla® si më i miri në Maqedoni, që është rezultat i përkushtimit tonë të vazhdueshëm për zhvillimin e infrastrukturës më të mirë dhe më moderne të rrjetit.

Në hulumtim hyjnë të dhënat nga matjet në periudhën Q1-Q2 2024.

5G rrjet celular me mundësi të pafundme

Falë teknologjisë 5G, mundësia e lidhjes së vazhdueshme gjithmonë dhe kudo në vend do të jetë edhe më e qasshme. Me 5G, e kemi transformuar mënyrën se si jetojmë, punojmë dhe e përdorim teknologjinë moderne. Zgjidhni internetin më të shpejtë 5G me mbulimin më të mirë në rrjetin më të mirë në Maqedoni.

Internet optik Rrjeti kryesor dhe më i shpejtë

Përjetoni shpejtësinë superiore të internetit optik në rrjetin më të mirë dhe më të madh në Maqedoni. Zgjidhni një paketë sipas nevojave tuaja dhe shijoni përfitimet me internetin optik super të shpejtë dhe më të qëndrueshëm në ambientet e biznesit tuaj, me shpejtësi deri në 1 Gbit/s.

*Telekomi është operator telekomunikacioni me shërbime të cilësisë më të lartë, sipas hulumtimit “Perceptimi i operatorëve të telekomunikacionit në Maqedoninë e Veriut”, i realizuar në janar të vitit 2024 në RMV, në ekzemplar reprezentativ nacional, nga agjencia për hulumtime të tregut IPSOS.

Verzioni desktop