Videoteka është kinemaja juaj shtëpiake në dispozicion 24/7 përmes së cilës huazoni numër të madh filmash nga zhanre të ndryshëm, seriale, emisione fëmijësh dhe përmbajtje të tjera.
Mund ta bëni përmes menysë kryesore ose duke shtypur butonin
nga telekomanda.
Në kategorinë „Filma“, keni mundësinë e huazimit të përmbajtjeve me filma në kohëzgjatje prej 24 orëve. Zgjidhni filmin që dëshironi ta huazoni, shtypni „ОК" dhe do të merrni më tepër informacion dhe çmimin e huazimit.
Përmes „Pako“ kini qasje te përmbajtjet ekskluzive nga pakot HBO dhe Pickbox, nëse jeni të abonuar për to.
Me opcionin „Zgjedhja ime“ mund shpejt të keni qasje te filmat e huazuar për momentin, te përmbajtjet tuaja të preferuara dhe te filmat e fundit që i keni shikuar. Për të shtuar filma në kategorinë „Të preferuar“, shtypni butonin „Zgjedhja ime“ që gjendet në përshkrimin e shkurtër të çdo filmi.
Në TV Arkivin falas mund ti gjeni këto përmbajtje: dokumentare maqedonase, „Udhëtimi me rabrobus”, „Udhëtimi me rabrobil”, „Bilbili i artë”, „E vjelura”, koncerte, „Xhez festivali i Shkupit”, „Një në një”, „Top forma”, „Tintiri mintiri” dhe disa filma artistik.
Në pjesën „Përmbajtje të tjera” mund ti huazoni Stand-up shfaqjet e komediantëve vendorë dhe atyre të huaj ose, të shikoni filma dokumentarë.
Me ndihmën e opcionit „Kërkimi“ mund të gjeni dhe drejtpërdrejt të kini qasje te përmbajtja e caktuar nga Videoteka sipas fjalës kyçe.
Me opcionin „Ndrysho paraqitjen“ keni mundësinë të zgjidhni pasqyrimin e përmbajtjeve në Videotekë sipas afisheve ose listave.