Së bashku për mbrojtjen e mjedisit jetësor
Ndryshimet klimatike prekin të gjithë botën dhe ne kemi një përgjegjësi të përbashkët për të reduktuar ndikimin negativ në natyrë. Le të veprojmë tani dhe të bëjmë një ndryshim për një të ardhme më të mirë për të gjithë, me ju, abonuesit tanë, si partnerë në arritjen e qëllimit të përbashkët - një mjedis jetësor më të pastër.
Prandaj, në Ditën Globale të Riciklimit – 18 Mars, ne filluam një iniciativë për të ricikluar celularët e vjetër.
Në të gjitha dyqanet tona, në partneritet me “Zero Mbetje”, do të mbledhim celularë të vjetër për të përmirësuar së bashku me ju procesin e reduktimit të mbetjeve elektronike.
Nisma "Eko zbritje" është shprehje e përkushtimit të Telekomit, si një kompani e ndërgjegjshme për mjedisin, për të kontribuar në uljen e ndikimit të dëmshëm në natyrë dhe krijimin e një mjedisi jetësor më të shëndetshëm. Kjo nismë mban vulën e cilësisë, përgjegjësisë dhe qëndrueshmërisë #GreenMagenta