IDETË DHE VEPRIMET TONA JANË DREJTUAR NGA SHOQËRIA NË TË CILËN JETA KULTIVOHET NË INTERES TË GJENERATAVE TË ARDHSHME

Qëllimi ynë strategjik është të bëhemi lider global në Jetën e lidhur me punën. Për ne, kjo do të thotë edhe lider në përgjegjësinë korporatave.

Si një prej lojtarëve më të rëndësishëm në rrethimin afarist të Maqedonisë, kemi përgjegjësi të vendosim standarde dhe të jemi fuqi lëvizëse në zhvillimin e shoqërisë edhe atë në të gjitha segmentet e tij – në planin ekologjik, ekonomik dhe social.

Prej produkteve dhe serviseve tek infrastruktura dhe logjistika si dhe deri tek të punësuarit tanë – strategjia jonë për përgjegjësi korporatave shtrihet deri në sferat e punës tonë të përditshme.

Mbrojtja e mjedisit jetësor

Mbrojtja e mjedisit jetësor është një prej fokuseve më të rëndësishme të korporatave të suksesshme, të cilat në kuadër të punës së tyre, duhet ta reduktojnë në minimum çfarëdo ndikimi negativ ndaj mjedisit në të cilin jetojnë. Makedonski Telekom me vite në vazhdimësi punon me qëllim që ta ruaj statusin e kompanisë neutrale ndaj karbonit, që nënkupton ulje drastike të emetimit të dyoksid karbonit në atmosferë, si angazhim i përbashkët i Grupacionit Magjar Telekom. Implementohen më shumë masa në kuadër të aktiviteteve të përditshme operative dhe vijuese, me qëllim që të mbrohet mjedisi jetësor. Në këtë drejtim, disa objekte infrastrukturore furnizohen me energji solare, ndërsa me optimizmin e hapësirës së punës në mënyrë shtesë ulet edhe konsumi i ngrohjes.

Është vendosur sistem elektronik për pagesë i cili, krahas që mundëson kursimin e letrës, gjithashtu është i shpejtë i thjeshtë dhe i sigurt. Ai është në dispozicion 24 orë në ditë dhe abonuesit, krahas që kryejnë pagesë onlajn, gjithashtu mund të qasen tek të dhënat e tyre në çdo kohë.

Kompanisë i nevojitet autopark, shërbime abonuese dhe aktivitete përkatëse për qëllime të tjera. Me vendosjen e sistemeve GPS në autopark, ne kursejmë karburant dhe e drejtojmë lëvizjen e automjeteve.

Një prej nismave në këtë drejtim është zvogëlimi i mbeturinave përmes selektimit të mbeturinave prej letre, plastike, metalit dhe llojeve të tjera të mbeturinave, grumbullimin e aparateve të vjetra celulare si dhe veprimin e mëtejmë me mbeturinat e selektuara sipas ligjeve lokale.

Të punësuarit dhe menaxherët nxiten ta zvogëlojnë konsumin e letrës si dhe udhëtimet me avionë dhe të shfrytëzojnë metoda alternative të cilat janë efikase në mënyrë të barabartë siç është përdorimi i dokumenteve elektronike, telekonferencave, shfrytëzimi i automjeteve në relacione më të shkurtra, faturat elektronike për abonuesit etj.

Investime në rrjetin e së ardhmes

Ne jemi pionierë në evoluimin teknologjik dhe vazhdimisht investojmë në rrjetin e së ardhmes.

Në vitin 2013, Makedonski Telekom e migroi edhe abonuesin e fundit në rrjetin e ri IP, me çka u bë kompania e parë në Grupacionin Dojçe Telekom me rrjet tërësisht të bazuar në internet protokoll (ALL IP). Modernizimi i rrjetit filloi në tetor të vitit 2011 dhe për vetëm 25 muaj, me investim prej 13 milionë euro të gjitha 290.000 linjat kanë migruar në platformën e re.

Kjo teknologji e kohës së re, shfrytëzon internet protokoll për bartjen e bisedës, që mundëson të shfrytëzohen shërbime të gjeneratës së re dhe kështu t’u përgjigjet nevojave gjithnjë e më të mëdha të abonuesve në të ardhmen. Njëherësh, 250.000 kg pajisje janë demontuar dhe zëvendësuar dhe është liruar hapësirë prej 5.000 m2 – sipërfaqe me madhësi të sheshit kryesor në Shkup.

Në vitin 2013, ne të parët vendosëm rrjet 4G në vend, rrjet i cili hap mundësi të pakufizuara në botën e komunikimeve celulare.

Rrjeti FTTH e ndjek rrugën e njëjtë - para një dekade shërbimet me shtrirje të gjerë filluan me 128 kbit/s ndërsa në fund të vitit 2016, Makedonski Telekom ofron 1 Gbit/s. Numri i abonuesve FTTH arriti 37.000 në fund të vitit 2016 година, ndërsa gjithsej 147.000 shtëpi kanë kaluar me këtë teknologji më të avancuar, që paraqet një të katërtën e familjeve të përgjithshme në Republika e Maqedonisë së Veriut.

Punë e qëndrueshme

Kompania vendosi projekt për sistem për menaxhim me furnizuesit me qëllim që të përmirësohet marrëdhënia midis kompanisë dhe furnizuesve të saj përmes komunikimit më të rregullt dhe të optimizuar. Një prej qëllimeve konkrete të projektit është vlerësimi i kryerjes së punës së furnizuesve nga perspektiva e qëndrueshmërisë. Kjo gjithashtu përfshin vlerësimin e zbatimit të qëndrueshëm financiar, teknik, komercial dhe administrativ të punës së furnizuesve në nivel të të gjithë kompanisë.

Tarifa sociale dhe speciale

Si lider teknologjik i cili synon të krijojë shoqëri digjitale të së ardhmes, jemi të vetëdijshëm se duhet t’i përfshijmë edhe grupet e ndjeshme, t’u japim mundësi të barabartë të lidhen dhe të komunikojnë sipas nevojave të tyre.

Makedonski Telekom në ofertën e saj përfshin modelin tarifor social për shfrytëzuesit e asistencës sociale të cilëve u nevojiten vetëm shërbime folëse, të cilët marrin pripejd linjë telefonike falas. Përveç kësaj, në ofertë përfshihen edhe ofertat speciale për persona më të moshuar, persona të pensionuar dhe persona me aftësi të kufizuara me parapagesa më të ulëta mujore.

INFORMATA NGA BERZA

Makedonski Telekom AD Skopje

QASJE E SHPEJTË DERI:

Operatorët vendas

SHËRBIMI I SHFRYTËZUEYVE

122

kontakt@telekom.mk

Verzioni desktop