percentage icon

Ktheni telefonin e vjetër celular dhe Përfitoni zbritje në smartfonin tuaj të ri Phone 2 ose T Phone 2 Pro

Të gjithë abonuesit privatë ekzistues dhe të rinj postpejd të cilët do të lënë pajisje të vjetër dhe do të zgjedhin T Phone 2 apo T Phone 2 Pro, do të fitojnë Eko zbritje prej 1000 denarësh. Promocioni fillon nga 1.6.2024.

Së bashku për mbrojtjen e mjedisit jetësor

Ndryshimet klimatike prekin të gjithë botën dhe ne kemi një përgjegjësi të përbashkët për të reduktuar ndikimin negativ në natyrë. Le të veprojmë tani dhe të bëjmë një ndryshim për një të ardhme më të mirë për të gjithë, me ju, abonuesit tanë, si partnerë në arritjen e qëllimit të përbashkët - një mjedis jetësor më të pastër.

Prandaj, në Ditën Globale të Riciklimit – 18 Mars, ne filluam një iniciativë për të ricikluar celularët e vjetër.
Në të gjitha dyqanet tona, në partneritet me “Zero Mbetje”, do të mbledhim celularë të vjetër për të përmirësuar së bashku me ju procesin e reduktimit të mbetjeve elektronike.

Nisma "Eko zbritje" është shprehje e përkushtimit të Telekomit, si një kompani e ndërgjegjshme për mjedisin, për të kontribuar në uljen e ndikimit të dëmshëm në natyrë dhe krijimin e një mjedisi jetësor më të shëndetshëm. Kjo nismë mban vulën e cilësisë, përgjegjësisë dhe qëndrueshmërisë #GreenMagenta

Green Magenta

Qëndrueshmëria e kombinuar me performancat

T Phone 2 dhe T Phone 2 Pro vijnë me një reduktim të konsiderueshëm të emetimeve të CO₂. Kjo arrihet përmes menaxhimit inteligjent të burimeve, pa u bërë kompromise në lidhje me performancën dhe disponueshmërinë.

Menaxhimi i zgjuar i burimeve është i dukshëm në T Phone 2 dhe T Phone 2 Pro përmes përdorimit të pjesshëm të energjisë së rinovueshme në procesin e prodhimit. Për më tepër, përdorimi i optimizuar i gjysmëpërçuesve i redukton dukshëm emetimet e CO₂ gjatë prodhimit të pajisjeve.

Përveç kësaj, paketimi i tyre karakterizohet nga mundësia mbi mesataren për reciklueshmëri dhe është bërë nga materiale pa plastikë me dimensione të minimizuara.

Suksesi i këtij menaxhimi inteligjent të burimeve dëshmohet nga rezultatet e shkëlqyera për eko rejting 88/100 (T Phone 2) dhe 84/100 (T Phone 2 Pro) sipas metodologjisë aktuale.

T Phone 2 dhe T Phone 2 Pro janë prezantuar pothuajse në të gjitha kompanitë kombëtare të Dojçe Telekomit dhe e mbajnë etiketën #GreenMagenta.

Kushtet dhe përfitimet

Kujt i takon Eko zbritja
Promocioni "Eko zbritje" vlen për të gjithë abonentët privatë ekzistues dhe të rinj me kontratë. Me promocionin e zbritjes Eko për T Phone 2 dhe T Phone 2 Pro, ne e plotësojmë procesin ekzistues të kthimit të celularëve të vjetër në këmbim të një zbritjeje që mund të përdoret vetëm për blerjen e një celulari të ri duke nënshkruar një kontratë të re ose duke e rinovuar kontratën në Besnik 24 ose me Buxhet familjar.

Periudha e vlaliditetit


Zbritja Eko mund të shfrytëzohet nga një abonues vetëm një herë në periudhë prej 18 muajsh.

Mënyra e aktivizimit

Zbritjet eko për T Phone 2 dhe T Phone 2 Pro aktivizohen në mënyrë automatike gjatë blerjes së një smartfoni të ri. Ndahet vetëm një Zbritje Eko për linjë.

Përfitoni nga zbritja
promocionale Eko për të blerë telefonin tuaj të ri T Phone 2 dhe T Phone 2 Pro!
Shikojeni listën e plotë këtu.

T Phone 2

T Phone 2

Rendit
T Phone Pro

T Phone Pro 2

Rendit

* Lista e pajisjeve për të cilat vlen zbritja Eko është subjekt i ndryshimeve dhe plotësimeve. Promocioni zgjat për një periudhë të kufizuar kohore.

Nula otpad logo
Verzioni desktop