Për person fizik:
- dokument identifikimi në kqyrje/inspektim (kartë identiteti ose pasaportë);
- kontrol i aftësisë së abonuesit për të paguar në Byronë e Kreditore të Maqedonisë pas pëlqimit ose konfirmimit të punësimit jo më i vjetër se 30 ditë, gjegjësisht çek pensioni (baraz ose mbi 5000 den.) jo më i vjetër se 3 muaj.
Për person fizik të papunësuar:
- një dokument identifikimi të vlefshëm (kartë identiteti ose pasaportë); dhe
- pagesën e mjeteve si garanci për pagesën e rregullt të faturave (depozitë).
Për shtetasit e huaj që kanë leje qëndrimi të përkohshëm ose të përhershëm në Republikën e Maqedonisë së Veriut:
- një dokument identifikimi personal të lëshuar nga RMV-së në kqyrje/inspektim (inspektimi i numrit të vetëm amë në RMV), ose
- pagesë të depozitës.
Për shtetasit e huaj që kanë leje qëndrimi në Republikën e Maqedonisë së Veriut deri në 3 muaj:
- dokument për identifikim personal (pasaportë); dhe
- pagesën e mjeteve si garanci për pagesën e rregullt të faturave (depozitë).
Për shtetasit e huaj me status diplomatik:
- dokument identifikimi personal në kqyrje/inspektim (letërnjoftim diplomatik ose zyrtar).