Pyetjet e parashtruara më së shpeshti
1.Për kë është dedikuar shërbimi MaxTV?
Shërbimi MaxTV është i dedikuar për të gjithë shfrytëzuesit privatë dhe afaristë që duan të sjellin më shumë argëtim dhe kënaqësi në të shikuarit television. MaxTv ju ofron mundësi të vetme që ju vet të jeni TV redaktor.
2.Kush mund të marrë shërbimin MaxTv?
Sherbimin MaxTV mund që ta kenë të gjithë shfrytëzuesit e shërbimeve të Makedonski Telekom, linja e të cilëve i përmbush kërkesat teknike për këtë shërbim.
3. A është dhe sa është i komplikuar shfrytëzimi i MaxTV?
Shfrytëzimi i MaxTV është i thjeshtë dhe nuk është më i komplikuar se shfrytëzimi i videorekorderit të thjeshtë..Të gjiitha komandat gjenden tek telekomanda. Shërbimet, funksionet dhe opsionet shihen nëpërmjet menysë e cila paraqitet në televizion.
4.A mund të nënshkruhet marrëveshje për MaxTV pa numër telefoni nga Makedonski Telekom?
Për shërbimin MaXTV është e nevojshme që të keni linjë telefonike. Pas kësaj, shërbimin mund që ta merrni si vlerë plotësuese e linjës tuaj telefonike ekzistuese, në kuadër të pakos 2 Max të cilat përfshijnë MaXTV dhe linjë telefonike, ose përsëri, në kuadër të 3 Max pakos të cilat përfshijnë MaXTV, Max ADSL internet dhe telefon. Duam që tju kushtojmë vëmendje që për shkak të arsyeve teknike shërbimin nuk mund që ta shfrytëzoni nëse jeni parapagues i internetit nëpërmjet internet provajderit tjetër i cili gjithashtu ju ofron DSL shërbime.
5. A mund njëkohësisht të shikohen programet televizive dhe të shfrytëzohet interneti?
Po. Në kuadër të 3 Max pakos të cilat përfshijnë MaXADSL internet dhe MaXTV, mundeni që njëkohësisht të shfrytëzoni internetin dhe të shikoni television. Me ndihmën e modemit/ruterit, nëpërmjet kompjuterit tuaj është e mundur të shfrytëzoni internet, për derisa, nëpërmjet TV të shikoni MaxTV.
6. Vallë internet trafiku shpenzohet kur shikohet MaxTV?
Internet trafiku nuk është i lidhur me MaxTV trafikun, respektivisht, trafiku lëviz nëpër rrugë të ndryshme, për arsye se sistemet/platformat funksionojnë ndaras.
7. Ku mund të kontrolloj sa internet trafik kam shpenzuar?
Veb portali ku mund të kontrollohet statusi i internet trafikut të shpenzuar është Telekomi Im, në dispozicion nëpërmjet veb faqes telekom.mk. Si shfrytëzues i MaxTV, kjo e dhënë është në dispozicion në MaxTV nëpërmjet Meny>MaxTV Ekstra>Fatura ime.
8. Vallë shërbimi MaxTV do tu jetë në dispozicion të gjithë shfrytëzuesve aktiv të MaxADSL ose do të ketë kufizime varësisht nga lokacioni?
Numri më i madh i shfrytëzuesve të MaxADSL i përmbushin kërkesat teknike për MaxTV. Por, për këtë shërbim ekzistojnë kushte teknike shtesë të cilët jo gjithmonë janë të lidhura me lokacionin e shfrytëzuesve, nuk mund të anashkalohen dhe duhet që në mënyrë shtesë të kontrollohen.
9. A ekziston mundësia që MaxTV të shikohet në dy TV pranues?
Po. MaxTV mund të shikohet në dy TV pranues, për të cilën nevojiten dy media pranues: media pranues 300 dhe media pranues 100. Gjithashtu, duhet që të kontrollohen mundësitë teknike për sigurimin e shërbimit në të dy pranuesit. Gjatë shfrytëzimit të dy pranuesve, nuk ekziston dallim në kompenzimin mujor për pakot e bazuara në ADSL.
10. Ku sigurohen pajisjet e nevojshme për funskionimin e MaxTV?
Pajisjet i merrni në shfrytëzim gjatë nënshkrimit të kontratës për MaxTV në shitoret shitëse të Makedonski Telekom ose tek Kontakti juaj për shitje. Në rastet e pakove Optic, ekziston mundësia e blerjes së pajisjeve.
11. A faturohen ecja para-mbrapa, pauzimi dhe inçizimi i programeve?
Jo, kjo është pjesë e shërbimit në pakot ku këto karakteristika janë të përfshira dhe nuk faturohet në mënyrë shtesë.
12. Kush e instalon shërbimin MaxTV?
Shërbimin MaxTV e instalojnë ekipe speciale të trajnuara të Makedonski Telekom, kurse në rast të pakos me vetëinstalim, shfrytëzuesi duhet që vetë të instalojë pajisjen, për të cilën merr udhëzim preciz për instalim. Nëqoftëse keni nevojë për ndihmë shtesë gjatë instalimit të pajisjes, drejtohuni në numrin telefonik falas 122 për mbështetje teknike të shfrytëzuesve, që është në dispozicion 24x7.
13. Vallë MaxTv mbështet/përkrah HDTV?
Po.
14. Ku mund të gjenden informacionet shtesë për shërbimin MaxTV?
Në të gjithë shitoret shitëse të Makedonski Telekom, nëpërmjet Kontakt qendrës në 122 dhe nëpërmjet internetit në telekom.mk.
15. Ku mund të gjenden udhëzimet për shfrytëzimin e shërbimit dhe pajisjeve?
Të gjithë udhëzimet lidhur me shërbimin MaxTV mund ti gjeni në telekom.mk Mbështetja për shfrytëzues >Udhëzime.
16. Në rast të problemeve me shërbimin ose pajisjen, kujt ti drejtohem?
Drejtohuni në numrin telefonik falas 122 në Shërbimin për mbështetje të shfrytëzuesve, i cili është në dispozicion 24 orë në ditë, çdo ditë të vitit.
17. Ku mund të dorëzoj kërkesë dhe të nënshkruaj kontratë për shërbimin MaxTV?
Në të gjithë shitoret e Telekomit, në Kontakt qendrën në 122, tek partnerët indirekt, si dhe nëpërmjet internetit në telekom.mk.