Vizitoni faqen dhe hyni përmes https://mojtelekom.mk/,
ose klikoni në lidhjen „Hyr“ nga menyja e www.telekom.mk
Në faqen e hyrjes, nëse nuk keni regjistruar një llogari të Telekomit, klikoni në lidhjen "Regjistrohu", poshtë butonit për hyrje.
Për të regjistruar një llogari Telekom, duhet të futni të dhënat e mëposhtme:
- Emrin
- Mbiemrin
- E-mailin që do të përdorni si emër përdoruesi për të hyrë.
- Fjalëkalimin, të cilin e përcaktoni ju.
Pas plotësimit të të dhënave, do të merrni një lidhje për konfirmimin dhe aktivizimin e profilit të Telekomit.
Lidhja për aktivizimin e llogarisë së Telekomit ka një përdorshmëri të vlefshme prej 24 orësh. Nëse nuk klikoni brenda asaj periudhe dhe nuk konfirmoni regjistrimin, profili i Telekomit nuk do të regjistrohet.