Qëndrueshmëria e kombinuar me performancat
T Phone 2 dhe T Phone 2 Pro vijnë me një reduktim të konsiderueshëm të emetimeve të CO₂. Kjo arrihet përmes menaxhimit inteligjent të burimeve, pa u bërë kompromise në lidhje me performancën dhe disponueshmërinë.
Menaxhimi i zgjuar i burimeve është i dukshëm në T Phone 2 dhe T Phone 2 Pro përmes përdorimit të pjesshëm të energjisë së rinovueshme në procesin e prodhimit. Për më tepër, përdorimi i optimizuar i gjysmëpërçuesve i redukton dukshëm emetimet e CO₂ gjatë prodhimit të pajisjeve.
Përveç kësaj, paketimi i tyre karakterizohet nga mundësia mbi mesataren për reciklueshmëri dhe është bërë nga materiale pa plastikë me dimensione të minimizuara.
Suksesi i këtij menaxhimi inteligjent të burimeve dëshmohet nga rezultatet e shkëlqyera për eko rejting 88/100 (T Phone 2) dhe 84/100 (T Phone 2 Pro) sipas metodologjisë aktuale.
T Phone 2 dhe T Phone 2 Pro janë prezantuar pothuajse në të gjitha kompanitë kombëtare të Dojçe Telekomit dhe e mbajnë etiketën #GreenMagenta.
Zbritja Eko mund të përdoret nga një përdorues vetëm një herë në një periudhë prej 18 muajsh.
Zbritja Eko përmes Magenta Moments për çdo smartphone është e vlefshme për 30 ditë nga kthimi i pajisjes së vjetër. Dita e fundit për dhënien dhe përdorimin e zbritjes Magenta Moments Eko është 30.11.2024.
Zbritja Eko për T Phone 2 dhe T Phone 2 Pro kur blini një smartphone të ri aktivizohet nga një përfaqësues i shitjeve në çdo dyqan të Telekomit
Zbritja Magenta Moments Eko prej 1000 denarë është e disponueshme vetëm përmes ofertës Magenta Moments, duke e zhbllokuar dhe paraqitur ofertën tek përfaqësuesi i shitjes në cilindo dyqan të Telekomit.
Nëse nevojiten udhëzime për të zhbllokuar ofertën Magenta Moments, ato mund të merren në dyqanin më të afërt të Telekomit.