POLITIKA E PËRDORIMIT TË BISKOTAVE („COOKIES“)
Faqja jonë e internetit përdor biskota (cookies) për përvojë optimale dhe të përmirësuar të abonuesit dhe funksionalitete të avancuara në ueb faqe.
Për t'u ofruar informacion vizitorëve të ueb faqeve tona, në këtë Politikë për biskota janë përshkruar qëllimi i biskotave, llojet e biskotave që i përdorim në ueb faqe, mënyra se si mund t’i ndryshoni opsionet e ofruara të biskotave dhe qëllimet e përpunimit të tyre.
1. Çfarë janë biskotat dhe për çfarë përdoren
Biskotat (cookies) janë skedarë të vegjël tekstual që regjistrohen në shfletuesin e kompjuterit ose pajisjes tuaj celulare kur vizitoni një faqe interneti.
Biskotat na mundësojnë ta njohim shfletuesin tuaj të internetit gjatë vizitës së radhës në faqen e internetit në mënyrë që ta lehtësojmë funksionimin e ueb faqes ose të memorohen aktivitetet dhe preferencat tuaja në mënyrë që të ofrohet përmbajtje e personalizuar/përshtatur në ueb faqe dhe të shfaqet historia e saj e navigimit.
Biskotat nuk mund të lexojnë të dhëna ose informacione nga hard disku ose telefoni juaj celular, as nuk mund të lexojnë skedarë të tjerë të ruajtur të biskotave nga faqet e tjera të internetit.
Të dhënat e lidhura me biskotat nuk përdoren për t'ju identifikuar personalisht.
Ne përdorim biskota (cookies) në faqen tonë të internetit për arsyet e mëposhtme:
- Për funksionimin teknik të ueb faqes;
- Për mbledhjen e të dhënave statistikore përmbledhëse dhe anonime;
- Për të kuptuar më mirë përdorimin e ueb faqes nga vizitorët, për të përmirësuar përvojën e abonuesit;
- Për ta bërë më të lehtë gjetjen e produkteve/shërbimeve që ju interesojnë në faqen tonë të internetit,
- Për të optimizuar dhe përmirësuar funksionalitetin e ueb faqes;
- Për të mbajtur në mend/kujtohemi, pëlqimet tuaja për përdorimin e biskotave në këtë ueb faqe.
Sipas kohëzgjatjes, biskotat mund të ndahen në:
Biskota të vazhdueshme
këto biskota mbeten në pajisjen e abonuesit për një periudhë kohore të specifikuar në vetë biskotën. Ato aktivizohen sa herë që abonuesi e viziton faqen e internetit që e ka të vendosur atë biskotë. Ato nuk fshihen automatikisht kur ta mbyllni sesionin aktual të shfletuesit.
Biskotat e sesionit
këto biskota lejojnë operatorët e ueb faqes të lidhin veprimet e abonuesit gjatë sesionit në shfletuesin nga i cili qaset abonuesi. Sesioni fillon kur abonuesi e fillon dritaren e shfletuesit dhe përfundon kur abonuesi e mbyll dritaren e shfletuesit. Biskotat e sesionit janë të përkohshëm dhe kur ta mbyllni shfletuesin tuaj, të gjitha biskotat e sesioneve aktive nga faqja e internetit fshihen.
Përmes biskotave mblidhen informacione teknike për IP adresën (te maskuar); vendndodhja, data dhe ora e vizitës në faqe; titulli dhe URL-ja e faqes që shihet edhe në faqen që është parë para faqes aktuale; rezolucioni i ekranit të pajisjes së abonuesit; të dhënat e shkarkuara; linqet e vizituara në një domen të jashtëm; koha e gjenerimit të faqeve - shpejtësia e faqes; gjuha kryesore e shfletuesit; versioni i shfletuesit dhe shtojca (PDF, Flash, Java...), versioni i sistemit operativ, identifikuesi i pajisjes; fushata; kërkimi i faqes; ngjarje; identifikues unik i rastësishëm i vizitorit; Koha e vizitës së mëparshme; Numri i vizitave.
2. Grupet e biskotave
Makedonski Telekom SHA Shkup i përdor grupet e ardhshme të biskotave në ueb faqet:
Biskota të domosdoshme/teknike
Këto biskota janë të detyrueshme për funksionimin e duhur të funksioneve kryesore të ueb faqes si navigimi, blerjet onlajn, pagesa, optimizimi i përmbajtjes, etj. Ato zakonisht vendosen si përgjigje të një ndërveprimi specifik që e keni me ueb faqen, të tilla si cilësimet e Konfigurimeve të biskotave, identifikimi ose plotësimi i formularëve elektronikë. Këto biskota nuk përmbajnë asnjë informacion personal dhe nuk mund të çaktivizohen me këto cilësime sepse janë të nevojshme për funksionimin e duhur të funksioneve bazë të ueb faqes, si shfaqja e përmbajtjeve, lëvizja nëpër ueb faqe, përpunimi i porosive në dyqanin onlajn, kyçja me profilin e Telekomit, qasja në zonat e mbrojtura të ueb faqes...etj.
Më shumë opsione në lidhje me përdorimin e biskotave mund të rregullohen në shfletuesin tuaj të internetit në mënyrë që ai t'i bllokojë ose t'ju njoftojë për këto biskota, ku disa pjesë të faqes së internetit nuk do të funksionojnë siç duhet.
Biskota opsionale/zgjedhore
- Biskotat analitike
na lejojnë të numërojmë vizitat dhe burimet e komunikacionit për të matur dhe përmirësuar performancën e ueb-faqes. Ato na ndihmojnë të analizojmë se cilat faqe janë më të vizituara dhe të shohim se si lëvizin vizitorët nëpër faqe. Të gjitha informacionet e mbledhura nga këto biskota janë anonime.
- Biskotat për marketing
përdoren për qëllime të shfaqjes së përmbajtjeve reklamuese dhe matjes së efektivitetit të fushatave tona. Këto biskota nuk i ruajnë drejtpërdrejt të dhënat tuaja personale, por synojnë të identifikojnë shfletuesin tuaj të internetit dhe/ose pajisjen me të cilën ju qaseni në ueb. Këto biskota na ndihmojnë t'ju ofrojmë përmbajtje reklamuese që janë potencialisht relevante për ju. Këto biskota përdoren gjithashtu në faqet e partnerëve të tjerë reklamues, gjë që quhet retargetim, gjegjësisht shfaqja e reklamave nga faqet e tjera të internetit. Këto biskota nuk mund të lidhen drejtpërdrejt me një person specifik.
- Biskotat funksionale
mundësojnë funksionalitet dhe personalizim më të mirë të përmbajtjes së ueb faqes. Këto biskota mund të vendosen nga Makedonski Telekom, ose nga palë të treta, shërbimet e të cilave janë të aktivizuara në ueb faqe. Kur krijohen biskota nga shërbime të palëve të treta, Makedonski Telekom nuk mund të kontrollojë ruajtjen dhe përpunimin e tyre jashtë ueb faqes.
Nëse nuk pajtoheni me përdorimin e këtyre biskotave, disa pjesë të faqes së internetit nuk do të funksionojnë siç duhet.
3. Menaxhimi i biskotave në ueb faqen tonë
Kur vizitoni për herë të parë një ueb faqe nga Makedonski Telekom SHA Shkup, shfaqet një mesazh (baner) që ju informon se ne përdorim biskota.
Për të vazhduar me përdorimin e ueb faqes, duhet të zgjidhni një nga opsionet e mëposhtme:
- Pëlqim për përdorimin e të gjitha biskotave - të domosdoshme dhe opsionale; ose
- Pëlqim për përdorimin e biskotave të domosdoshme dhe biskotave të zgjedhura opsionale; ose
- Pëlqim për të përdorur vetëm biskotat e domosdoshme.
Ju mund të ndryshoni konfigurimin e grupeve opsionale të biskotave në çdo kohë nëpërmjet konfigurimeve të biskotave. Biskotat teknike të domosdoshme nuk mund të revokohen përmes konfigurimeve për biskota.
4. Menaxhimi i biskotave përmes shfletuesit të internetit
Përdorimin e biskotave mund ta përshtatni përmes konfigurimeve për ueb shfletuesin e pajisjes tuaj.
Megjithatë, nëse i bllokoni të gjitha biskotat (përfshirë biskotat e domosdoshme teknike), nuk do të keni mundësi të qaseni në të gjithë faqen e internetit ose në disa pjesë/funksionalitete të caktuara të saj.
Konfigurimet e shfletuesit për ndryshimin e konfigurimeve të biskotave zakonisht ndodhen në menynë ‘Options’ ose ‘Preferences’ në shfletuesin tuaj.
Më poshtë janë dhënë linqet me informacione të dobishme rreth biskotave tek shfletuesit më të njohur të internetit:
Edge
Chrome
Firefox
Safari
Opera
Nëse dëshiron të mësoni më shumë informacione për biskotat, përfshirë edhe se si janë konfiguruar, si t’i menaxhoni ato dhe si t’i fshini, vizitoni faqen www.aboutcookies.org
5. Biskota të faqeve të treta
Biskotat që vendosen nga palë të treta të autorizuara, shërbimet e të cilave janë të aktivizuara në ueb faqen tonë quhen biskota të palëve të treta. Këto biskota janë vendosur për të mundësuar përdorimin e veglave dhe shërbimeve funksionale, të marketingut ose analitike nga palët e treta. Me këto biskota është e mundur të ndiqet sjellja e abonuesve gjatë shfletimit të më shumë ueb faqeve të internetit në mënyrë që nuk lejon identifikimin e askujt dhe as nuk është e mundur që një palë e tretë të zbulojë identitetin e atyre që kanë vizituar ueb faqen tonë.
Disa ueb faqe mund të përmbajnë biskota për shërbimet në mediat sociale (p.sh. Facebook, Google, Instagram, Twitter, YouTube ose LinkedIn) që mund t'i përdorni për të ndarë përmbajtje në lidhje me shërbimet e Makedonski Telekom SHA Shkup. Disa nga të dhënat mund të transferohen te ofruesit e shërbimeve të palëve të treta për qëllimet e veta të Makedonski Telekom SHA Shkup.
Në ueb faqen tonë përdorim vetëm piktograme nga rrjetet sociale përkatëse. Kur klikoni në një piktogram të caktuar, do të përcilleni në profilin e Makedonski Telekomit në platformën përkatëse të mediave sociale. Platformat e mediave sociale dhe ofruesit e përmbajtjeve të palëve të treta i sigurojnë shërbimet e tyre dhe i përpunojnë të dhënat e tyre në përputhje me politikat e tyre për biskota dhe të privatësi.
Kur ta aktivizoni kyçësin (plug-in) ose linkun në mediat sociale duke klikuar në piktogram, përfshirë edhe gjatë shpërndarjes së përmbajtjeve, të dhënat e mëposhtme mund të transmetohen deri tek provajderi i mediave sociale: adresa IP, informacione për shfletuesin, sistemi operativ, rezolucioni i ekranit, kyçësit e instaluar të shfletuesit (si Adobe Flash Player), ndonjë ueb faqe e mëparshme nëse keni ndjekur ndonjë link (udhëzues), URL e faqes aktuale, etj...
Direkt në platformën e medias sociale konkrete në të cilën keni krijuar një llogari abonuesi, mund ta kontrolloni dhe rregulloni mënyrën se si i mbledh dhe përpunon këto të dhëna.
Në ueb faqen tonë i përdorim shërbimet vijuese nga palët e treta:
është vegël analitike nga Google Inc. dhe përdoret për të ndjekur sjelljen e abonuesve në ueb faqet tona dhe aplikacionet. Përdorimi i veglës sigurohet përmes biskotave nga grupi opsional i biskotave analitike. Informacione shtesë në lidhje me politikën e privatësisë janë të disponueshme në https://policies.google.com/
është vegël për monitorimin dhe vlerësimin e sjelljes në ueb faqe në formën e një harte të nxehtësisë (heatmap). Këto harta janë thelbësore për të zbuluar se çfarë funksionon ose jo në një faqe interneti dhe cilat pjesë dhe elementë të një faqe interneti i përdorin më shumë abonuesit. Përdorimi i veglës sigurohet përmes biskotave nga grupi opsional i biskotave për marketing. Informacione shtesë në lidhje me politikën e privatësisë janë të disponueshme në https://www.hotjar.com/privacy/
është një vegël sondazhi që e përdorim për të matur kënaqësinë e abonuesve në ueb faqet tona. Përdorimi i veglës sigurohet përmes biskotave nga grupi opsional i biskotave analitike. Me këtë vegël ne nuk ndajmë asnjë të dhënë personale me çka sigurohet anonimiteti i abonuesit. Politika e privatësisë së Medallia gjendet këtu: https://www.medallia.com/privacy-policy/
janë vegla që i përdorim për prezantimin 3D të pajisjeve nga dyqani ynë onlajn, me të cilat u ofrojmë abonuesve një përvojë optimale abonuese gjatë shqyrtimit të produkteve. Me këtë vegël nuk mbledhim ose ndajmë asnjë të dhënë personale. Konfigurimi dhe përdorimi i veglës për bisedë sigurohet nga biskotat nga grupi i biskotave teknike të domosdoshme. Informacione shtesë në lidhje me politikën e privatësisë janë të disponueshme në: https://binkies3d.com/
është vegël që e përdorim në disa nga ueb faqet tona për komunikim dhe bisedë për mbështetjen e abonuesit përmes modeleve të komunikimit me tekst me një agjent (chat live) ose përmes modelit të mesazheve me tekst (messaging/chatbot conversation). Konfigurimi dhe përdorimi i veglës së bashkëbisedimit sigurohet përmes biskotave nga grupi opsional i biskotave funksionale. Informacione shtesë në lidhje me politikën e privatësisë janë të disponueshme në: https://www.nice.com/
është vegël që ne e përdorim në disa nga faqet tona të internetit për komunikim dhe bisedë për mbështetjen e abonuesit përmes modeleve të komunikimit tekstual me një agjent (chat live) ose përmes modelit të mesazheve me tekst (messaging/chatbot conversation). Konfigurimi dhe përdorimi i veglës së bashkëbisedimit sigurohet përmes biskotave të grupit opsional të biskotave funksionale. Informacione shtesë në lidhje me politikën e privatësisë janë të disponueshme në: https://www.liveperson.com/
është një vegël që ne e përdorim në disa nga ueb-faqet tona për komunikim dhe bisedë për mbështetjen e klientit përmes modelit të mesazheve me tekst (mesazhe/bisedë chatbot) dhe/ose video thirrje/bisedë. Instalimi dhe përdorimi i veglës së bisedës sigurohet nga biskotat nga grupi opsional i biskotave funksionale. Informacione shtesë në lidhje me politikën e privatësisë janë në dispozicion në: https://onlive.site
në ueb faqen tonë ka komponentë të integruar për shfaqjen e videove të disponueshme në video-portalin YouTube. Përdorimi i komponentit YouTube sigurohet nga biskotat e grupit opsional të biskotave funksionale. Informacione shtesë në lidhje me politikën e privatësisë janë të disponueshme në https://policies.google.com/
6. Politika e privatësisë
Për më shumë informacione për mbrojtjen e të drejtave të privatësisë në kompaninë tonë, lexoni Politikën tonë të privatësisë