DYQANI ONLAJN I TELEKOMIT
PYETJET MË SHPESH TË PARASHTRUARA

ÇKA MUND TË BLIHET NË DYQANIN ONLAJN TË TELEKOMIT?

Në Dyqanin onlajn të Telekomit mund të blini celularë, tabletë dhe pajisje shtesë.

SI TË HYNI NË DYQANIN ONLAJN TË TELEKOMIT?

Në Dyqanin onlajn të Telekomit mund të hyni përmes menysë kryesore në telekom.mk, duke zgjedhur kategorinë Pajisje ku mund të zgjidhni një nga nënkategoritë e dyqanit onlajn: celularë, tabletë, pajisje shtesë.

KUSH MUND TË BLEJË NË DYQANIN ONLAJN TË TELEKOMIT?

Në Dyqanin onlajn të Telekomit mund të blejnë të gjithë abonentët privatë dhe afaristë të Makedonski Telekom. Abonentët privatë me rastin e porosive onlajn shpesh herë kanë mundësi ti shfrytëzojnë levërditë që i ka vetëm dyqani onlajn.

Levërdi, zbritje dhe dhurata onlajn

Gjatë blerjes onlajn kurseni kohë dhe i shmangeni turmave nëpër dyqane. Gjithmonë fitoni dërgesë falas deri në adresën tuaj. Fitoni zbritje ekskluzive dhe dhurata për produkte të caktuara.
Blerësit në Dyqanin onlajn të Telekomit kanë privilegje ekskluzive me rastin e blerjes së pajisjeve të zgjedhura me çmime promocionale që vlejnë vetëm në dyqanin onlajn dhe nuk janë në dispozicion në kanalet e tjera shitëse.
Të gjitha pajisjet/aparatet, përfshirë edhe ato me promocion onlajn, respektivisht që kanë zbritje janë pjesë e katalogut të pajisjeve në Dyqanin onlajn të Telekomit. Pajisjet/Aparatet me zbritje onlajn janë të shënuara dhe identifikohen lehtë.

Porosi dhe pagesa onlajn

Zgjidhni pajisjen e dëshiruar dhe hyni në faqen e internetit ku mund të merrni më shumë informacione mbi karakteristikat e pajisjes, çmimet dhe mundësitë e pagesës. Në faqen e internetit me detajet e pajisjes së zgjedhur, zgjidhni një nga opsionet për llojin e kontratës: pajisje me numër të ri, Besnik 24 ose Vetëm pajisje. Nëse blini pajisje në tarifë, zgjidhni modelin tarifor dhe mënyrën e pagesës: me këste ose me pagesë të njëfishtë. Për të vazhduar me porosinë dhe të shtoni pajisjen në shportë, klikoni në butonin „Porosit”. Nëse porosisni në opsion për të cilin hyrja/identifikimi është i domosdoshëm, atëherë hyni me profilin tuaj të Telekomit. Pasi që të hyni, nga lista e numrave celularë të shtuar në profilin tuaj, zgjidhni numrin që dëshironi ta blini pajisjen dhe kontrolloni të dhënat e porosisë: të dhënat personale dhe të kontaktit, si dhe të dhënat për dërgesën. Hapi i fundit është pasqyra e zgjedhjes suaj dhe të dhënat e shënuara, me çrast e kompletoni dhe e konfirmoni porosinë tuaj. Pas porosisë së kryer me sukses do të shfaqet ekran me informacion për konfirmim. Njëkohësisht, do të pranoni konfirmim edhe në e-adresën tuaj të kontaktit.
Po. Në Dyqanin onlajn të Telekomit mund të blini pa qenë i identifikuar me profilin tuaj të Telekomit edhe atë për:
  • Vetëm pajisje: celularë dhe tabletë pa tarifë;
  • Celularë dhe tabletë dhe numër të ri celular;
  • Pajisje shtesë.
Me rastin e blerjes pa identifikim, opsioni i vetëm për pagesë është me kartelë pagesore. Nëse jeni abonent i Telekomit për shfrytëzimin e beneficioneve (Pikë në Klubi Im) dhe me qëllim të porosisë së lehtësuar, rekomandojmë të hyni/identifikoheni me profilin tuaj të Telekomit.
Varësisht nga lloji i pajisjes dhe llojit të kontratës në Dyqanin onlajn të telekomit mund të paguani:
  • Me këste në faturën tuaj të Telekomit;
  • Njëfish: me kartelë pagesore ose në faturën e parë të Telekomit;
  • Me pikë nga Klubi Im, të cilat mund ti shfrytëzoni vetëm nëse pajisjen që e blini e paguani njëfish me kartelë pagesore.
Në mënyrë preferenciale mund të paguani në këste (1, 6, 12, 24) në faturën tuaj të Telekomit. Mundësia për pagesë në këste është e siguruar vetëm për abonentë ekzistues të identifikuar të telekomit dhe për blerje në Besnik 24.
Në Dyqanin onlajn të Telekomit mund të paguhet me kartelat pagesore të markave VISA dhe MasterCard të dhëna nga cilado bankë në botë dhe në Maqedoni. Gjithashtu, mund të paguhet edhe me kartela pagesore të dhëna nga bankat vendore në Maqedoni e që përdoren për pagesa elektronike: TTK banka, Centralno kooperativna banka (Sileks banka), Stater banka, Stopanska banka AD Bitola, Halkbank dhe Ziraat banka.
Pasqyrë të shpejtë dhe të lehtë të pajisjeve që i janë shtuar shportës suaj keni me një klikim në ikonën-shporta, e cila gjendet në këndin e djathtë të epërm të faqes së internetit telekom.mk.
Pajisja e shtuar në shportë mund të largohet. Qasje të shpejtë në shportë keni përmes ikonës-shporta e cila gjithmonë gjendet në këndin e djathtë të epërm të faqes së internetit telekom.mk.. Duke klikuar në ikonën-shporta keni pasqyrë të pajisjeve të shtuara dhe të cilat mund ti largoni me vetëm një klikim në shenjën „x”. Pajisje të shtuar në shportë mund të largoni në cilindo hap të procesit të porosisë.
Në një numër celular mund të porositni vetëm një pajisje në Besnik 24. Për blerje të pajisjeve shtesë nuk ka kufizime. Nuk ka kufizime edhe për blerje të celularëve dhe tabletëve pa kontratë dhe tarifë (me çmimin për vetëm pajisje).
Pas përfundimit me sukses të porosisë suaj onlajn do të shfaqet ekran me informacion për konfirmim. Njëkohësisht, pranoni konfirmim të porosisë edhe në e-adresën tuaj të kontaktit. Konfirmimi i përfshin të gjitha informacionet për pajisjen e zgjedhur dhe çmimin, të shënat e kontaktit si dhe të dhënat e dërgesës, përfshirë edhe numrin e vetëm identifikues të porosisë suaj.
Që të keni pasqyrë të porosive tuaja onlajn, duhet të identifikoheni me prifilin tuaj të Telekomit. Në këndin e djathtë të epërm në faqen e internetit telekom.mk, me vetëm një klikim në ikonën e profilit tuaj do të hapet një meny rënëse me opsionin Porositë e mia, ku edhe gjendet lista e të gjitha porosive tuaja onlajn.
Ekzistojnë shumë arsye se pse nuk mund të përfundoni me sukses porosinë onlajn, por më të shpeshta janë:
  • Keni borxh ndaj Makedonski Telekom për ndonjë prej kodeve tuaja abonuese;
  • Pak më vonë (gjatë ditës aktuale) e keni paguar borxhin e mbetur. Që të mund të porositni, duhet të kalojnë të paktën 24 orë nga koha e pagesës. Opsioni për shkurtimin e kohës ndërmjet pagesës dhe mundësisë për porosi onlajn është që faturat e papaguara ti paguani onlajn, përmes portalit Paguaj onlajn ose Aplikacionit celular Telekomi Im. Në këtë mënyrë, vetëm për disa orë do të keni mundësi për porosi onlajn;
  • Është maturuar numri maksimal i kësteve. Tashmë keni kontratë aktive në Besnik 24 për pajisje të blerë me këste në numër tjetër telefoni. Mundësi për të blerë pajisje të re në këste do të keni pasi që të paguani 75% të borxhit ekzistues. Opsion i vetëm për ta porositur onlajn pajisjen e kërkuar me çmim preferencial është pagesa e borxhit momental përnjëherë me anë të akrtelës pagesore në tarifën e zgjedhur;
  • Jeni abonent më pak se 6 muaj dhe nuk keni histori abonimi në Makedonski Telekom.

Hyrja dhe regjistrimi

Për të blerë pajisje me kontratë në Besnik 24 ose pajisje me pikë nga Klubi Im, në Dyqanin onlajn të Telekomit duhet të hyni me profilin tuaj të Telekomit. Nëse blini vetëm pajisje pa kontratë dhe tarifë (me çmim për vetëm pajisje), blini pajisje me numër të ri, pajisje shtesë ose SIM kartelë në pripejd, atëherë hyrja nuk është e domosdoshme. Por, nëse jeni abonent i Telekomit, duhet që të hyni me profilin tuaj të Telekomit.
Për të hyrë në faqen e internetit telekom.mk, duhet të keni profilin tuaj të telekomit. hyrja është duke shkruar emrin tuaj të përdoruesit (e-adresa) dhe fjalëkalimin, të zgjedhura me rastin e regjistrimit në profilin tuaj të Telekomit.
Hyni në Telekomi Im me emrin tuaj të përdoruesit dhe fjalëkalimin. Pasi që të hyni, klikoni në butonin „Shto” ku janë në dispozicion opsione për shtimin e numrit celular edhe atë në këtë mënyrë:
  • Shkruani numrin celular që dëshironi ta shtoni;
  • Zgjidhni dhe plotësoni një nga dy opsionet e mundshme:
    • Numri amë i poseduesit të numrit ose
    • Numri SIM (6 shifrat e fundit të SIM kartelës);
  • Klikoni në butonin „Merr kod sigurie“. Në numrin celular që e keni shtuar në profilin Telekomi im do të arrijë SMS porosi me kodin e sigurisë;
  • Shkruani kodin e sigurisë dhe konfirmoni;
  • Për numër të shtuar me sukses, shfaqet porosia: „Numri i telefonit celular 3897YXXXXXX është shtuar me sukses në profilin tuaj “. Në butonin х mbyllet dritarja dhe numri i juaj celular është shtuar në profilin tuaj të Telekomit.
Duke shtuar numër celular në profilin e Telekomit e fitoni mundësinë e blerjes në Besnik 24, blerjes me këste ose shfrytëzimit të pikëve në Klubi Im.
Po. Mund të regjistroni profil të Telekomit edhe pse nuk jeni abonent i Makedonski Telekom.

Dërgesa

Po. Dërgesa e porosive nga Dyqani onlajn i Telekomit është falas deri te adresa juaj.
Me rastin e dërgesës së porosisë do ta pranoni pajisjen që e keni porositur, Kontratën nëse porosia ka qenë në Besnik 24 dhe dokumentin për pranimin e porosisë. Pranimi mund të realizohet vetëm duke treguar dokumentin e vlefshëm për identifikim të personit që ka të drejtë të marrë porosinë dhe ti nënshkruaj dokumentet.
Dërgesa bëhet gjatë ditëve të punës, nga e hëna deri të shtunën, përveç të dieleve dhe festave shtetërore.
Varësisht nga lloji i porosisë, personi që mund ta pranojë është:
  • Për porosi në Besnik 24 – porosinë mund ta pranojë vetëm poseduesi i numrit, respektivisht nënshkruesi i kontratës;
  • Për porosi me pikë nga Klubi Im – porosinë mund ta pranojë vetëm poseduesi i numrit, respektivisht nënshkruesi i kontratës;
  • Për porosi Vetëm pajisje pa tarifë dhe Pajisje shtesë – porosinë mund ta pranojë personi i përcaktuar për dërgesë.
Pranimi mund të realizohet vetëm duke treguar dokumentin e vlefshëm për identifikim të personit që ka të drejtë të marrë porosinë dhe ti nënshkruaj dokumentet.
Jo, kontratën mund ta nënshkruajë vetëm nënshkruesi, poseduesi i numrit. Në rastet kur nënshkruesi i kontratës nuk është në gjendje për ta marrë porosinë, mënyrë e vetme për pranimin nga pala e tretë është vetëm nëse personi në fjalë ka autorizim të rregullt.
Po, dërgesa është në territorin e Maqedonisë.
Në përputhje me Kushtet e përgjithshme për porosi onlajn, Pajisja duhet të dërgohet për 5 ditë pune nga dita e porosisë.
Dërguesi do ju kontaktojë për të caktuar kohën e saktë të dërgesës, në afat prej 5 ditëve të punës pas kryerjes së porosisë onlajn. Nëse dërguesi/postieri – personi përgjegjës i partnerit logjistik të Makedonski Telekom nuk arrin që t’ju gjejë në adresën e shënuar për dërgim, do të lihet informacion me shkrim për përpjekjen e kryer për dërgim dhe informacione për kontakt, ndërsa ju jeni të obliguar që të lajmëroheni në afat prej 2 ditëve të punës me qëllim që përsëri të caktoni terminin e dërgesës së porosisë suaj në adresën tuaj.
Të dhënat që mund të ndryshohen janë:
  • Adresa e dërgesës;
  • Telefoni për kontakt;
  • Ngjyra e pajisjes, vetëm nëse ngjyra e posazgjedhur është në dispozicion.
Ndryshim të dhënave të përmendura mund të kërkoni me shkrim në kontakt@telekom.mk ose duke u lajmëruar në Kontakt qendrën në numrin e telefonit 122. Por, është e domosdoshme ta shënoni numrin e porosisë që është pjesë e vërtetimit/konfirmimit të pranuar në e-dresën tuaj të kontaktit.
Porosia që akoma nuk është dërguar mund të anulohet me shkrim në e-adresën kontakt@telekom.mk ose duke u lajmëruar në Kontakt qendrën në numrin e telefonit 122. Mbi të gjitha, duhet ti shënoni këto të dhëna: numrin e porosisë që është pjesë e vërtetimit që keni pranuar në e-adresën tuaj të kontaktit, identifikimin sipas kritereve që i përcakton operatori.
Pas dërgesës së realizuar, nuk ka mundësi të anulimit të produktit të blerë dhe të stornohet shuma e paguar, përveç në rastet kur abonenti ka të drejtë të anulojë blerjes në bazë të dispozitave imperative të Ligjit për mbrojtje të konsumatorëve. Nëse përcaktoheni që të bëni pagesën e produkteve/shërbimeve me kartelë pagesore, ekziston mundësia e ndërprerjes së lidhjes së internetit në momentin e pagesës. Nëse kërkesa për pagesë është regjistruar nga ana e Makedonski Telekom, pranoni e-postë në e-adresën tuaj të kontaktit me raport për statusin e pagesës së kryer, d.m.th. njoftim nëse transakcioni i kryer është me sukses apo jo. Nëse pranoni vërtetim me e-postë për realizimin me sukses të pagesës, por nuk e pranoni produktin në afatin e parashikuar, në atë rast mund të parashtroni ankesë në cilindo dyqan të Telekomit ose në e-adresën kontakt@telekom.mk. Por, jeni të obliguar që ankesës ti shoqëroni edhe dëshminë për pagesën e kryer ose ekstrakt nga banka për transakcionin e realizuar. Pajisja nuk duhet të jetë e hapur ose e aktivizuar. Për të gjitha reklamacionet dhe ankesat, Makedonski Telekom do të përgjigjet brenda afatit të parashikuar ligjor prej 15 ditëve.
Nëse pranoni vërtetim me e-postë në e-adresën e shënuar që porosia ka qenë me sukses, por nuk e pranoni produktin në afatin e parashikuar, atëherë mund të na kontaktoni për statusin e porosisë suaj në e-adresën kontakt@telekom.mk. Nëse edhe përkundër kontaktit me ne nuk jeni të kënaqur nga vonesa, ekziston mundësia që të anuloni porosinë ose të parashtroni ankesë në pajtim me procedurat për parashtrimin e ankesave.
Nëse pajisja që keni porositur është e dëmtuar, denonconi në dyqanin më të afërt të Telekomit.

Privatësia dhe siguria

Makedonski telekom obligohet që ta ruajë privatësinë e të dhënave, përfshirë edhe të dhënat personale të blerësit në faqen e internetit të Makedonski Telekom dhe konfirmon se me to do të veprojë në përputhje me Ligjin për mbrojtjen e të dhënave personale dhe aktet e tjera pozitive të kësaj fushe, e që janë të vlefshme në Republikën e Maqedonisë së Veriut. rregullat themelore për mbledhje, përdorim dhe mbrojtje të dhënave të gjithë vizitorëve në faqen e internetit të Makedonski Telekom www.telekom.mk janë të shënuara në Politika e privatësisë, e publikuar në faqen e internetit. Në kuadër të Politikës së privatësisë përcaktohet se cilat të dhëna mblidhen gjatë vizitave dhe si përdoren ato. me rastin e vizitës në internet faqe, Makedonski Telekom nuk kryen mbledhje automatike të dhënave personale, përveç në rastet kur blerësi me vullnet të lirë do ti shënojë këto të dhëna, si për shembull, nëse për blerjen e produkteve apo shërbimeve të caktuara plotësimi i këtyre të dhënave është i obligueshëm. Parimet e përmendura në Politikën e privatësisë zbatohen për mbrojtjen e të dhënave e të gjithë vizitorëve në faqen e internetit të Makedonski Telekom, përfshirë edhe blerësit e produkteve dhe shërbimeve nga faqja e internetit. Më shumë detaje lidhur me parimet themelore të politikës së privatësisë që zbatohen dhe respektohen nga ana e të gjitha kompanive që i takojnë grupacionit Deutche Telekom mund të gjenden në Rregulloren për mbrojtjen e të drejtës individuale të privatësisë.
Pagesa elektronike e produkteve të porositura që paguhen me kartela pagesore është mundësuar me ndihmën e Stopanska banka AD Skopje. Për sigurinë e transakcioneve të realizuara nga ana e blerësve garanton Banka. Pagesa elektronike me kartela pagesore realizohet me të dhëna që për shkak të sigurisë gjatë komunikimit në internet kriptohen duke përdorur SSL protokoll të posaçëm (Secure Socket Layer). Pastaj, të dhënat lidhur me kartelën pagesore të blerësit ose llogarinë e tij bankare dërgohen drejtpërdrejt në bankë përmes lidhjes së kriptuar. Makedonski Telekom nuk i mbledh të dhënat e lartpërmendura dhe nuk ka qasje në informacione lidhur me kartelat pagesore ose llogaritë në bankë. Makedonski Telekom, për asnjë arsye nuk merr përgjegjësi për dëme shkaku i transakcioneve të paautorizuara, respektivisht përdorimit të paautorizuar të dhënave personale të blerësit gjatë kohës së realizimit të pagesës elektronike, sepse i tërë procesi i pagesës elektronike është nën kompetencë të Bankës.
Verzioni desktop