CLICK & CONNECT

Tash, nga komfori i shtëpisë suaj, mund të altivizoni internet fiks dhe biseda falas për më pak se 2 minuta.

Përveç në shitoret e Telekomit ose duke u lajmëruar në Kontakt qendrën në 122, prej tash mundeni vetë të aktivizoni pako me internet dhe telefoni në shtëpinë tuaj.

Nëse keni një telefoni fikse nga Makedonski Telekom, mund ta aktivizoni vetë Internetin përmes CLick & Connect nëse është e nevojshme.

  • Koha e nevojshme për aktivizimin e pakos shkurtohet prej disa ditë në më pak se 2 minuta.
  • Shërbimi aktivizohet atëherë kur ju do të keni nevojë.
  • Nuk ka nevojë të lëshoni shtëpinë tuaj për të nënshkruar kontratë.
  • Nuk ka nevojë të instaloni pajisje shtesë.

Click & Connect e keni në dispozicion nëse keni telefoni fikse të Makedonski Telekom, edhe në rastet kur nuk jeni parapagues në internet.

SI TË LIDHENI NË CLICK & CONNECT?

Që të lidheni pa tel (wireless) nëpërmjet Wi-Fi-së:
1. Me kompjutorin ose smartfonin tuaj lidhuni në rrjetin Wi-Fi i emëruar me inicialet e parapaguesit të linjës telefonike (për shembull: për Trajan Petreski, Wi-Fi rrjeti quhet ТP@TELEKOM).
2. Në kompjutorin ose smartfonin tuaj,futni çelësin WLAN (WPA/WPA2) që është i shkruar në anën mbrapa të ruterit që është i instaluar në shtëpinë tuaj.

3. Hapni shfletuesin, filloni të lundroni dhe automatikisht do të paraqitet Click & Connect.

4. Klikoni në pakon që dëshironi të aktivizoni.

Që të lidheni me kabllo rrjeti:

1. Lidhni kabllo rrjeti nga porta e parë e ruterit në kompjutorin tuaj, pa asnjë konfigurim shtesë.

2. Hapni shfletuesin, filloni të lundroni dhe automatikisht do të paraqitet Click & Connect.

3. Klikoni në pakon që dëshironi të aktivizoni.

Zgjidhni njërën nga pakot dhe aktivizoni nëpërmjet faqes Click & Connect

Internet sipas nevojës

Aktivizo internet pako sipas nevojave tuaja dhe përfito:

  • Instant aktivizim
  • Pa instalim të pajisjeve shtesë
  • Pa kontratë dhe detyrime shtesë

më shumë

Verzioni desktop