Shërbimi Fatura elektronike paraqet e-pagesë të faturave mujore për shfrytëzuesit e shërbimeve fikse dhe postpejd shfrytëzuesve privatë të Makedonski Telekom dhe realizohet në katër hapa. Në portalin Telekomi Im pagesa kryhet në këto hapa:
Hapi 1: Transakcioni fillon në menynë fatura elektronike ku në kolonën „Paguaj" duhet të klikoni në faturën/faturat e papaguara, të kontrolloni e-adresën në të cilën dëshironi të pranoni vërtetimin për faturën e paguar dhe të klikoni butonin „Paguaj". Shërbimi mundëson pagesë të njëkohshme të më tepër faturave. Nëse paguani më tepër se një faturë, sguma në denarë do të mbidhet dhe gjatë procedurave të mëtutjeshme do të paguhet nga kartela juaj pagesore. Që të pranoni vërtetim për pagesën, domosdoshmërisht duhet ta kontrolloni e-adresën tuaj. Nëse dëshironi të pranoni vërtetimin në e-adresë tjetër, duhet që ta ndryshoni. Njoftim mbi suksesin e transakcionit do të pranoni përmes SMS porosisë dhe në e-adresën tuaj. Pas klikimit të butonit „Paguaj", drejtoheni drejt realizimit të pagesës.
Hapi 2: Në këtë hap jeni të ridrejtuar në faqen e mundësuar nga Stopanska banka, ku edhe do ta realizoni pagesën. Në këtë faqe, në anën e majtë i lini të dhënat tuaja personale dhe të dhënat e kartelës pagesore, kurse në anën e djathtë janë dhënë të dhënat nga Hapi 1. Derisa jeni të ridrejtuar në faqen e Stopanska banka, Makedonski Telekom nuk ka njohuri mbi të dhënat që i shkruani.
Hapi 3: Në këtë faqe keni mundësi ti konfirmoni të dhënat e shkruara dhe të vazhdoni më tej ose të dorëzoheni nga pagesa elektronike faturave. Edhe më tej gjendeni në faqen e Stopanska banka.
Hapi 4: Pas realizimit të pagesës, prapë jeni të ridrejtuar në portalin Telekomi Im, ku edhe ju informojmë mbi suksesin e transakcionit. Në e-adresën tuaj dhe në numrin tuaj të celularit do të pranoni vërtetim mbi transakcionin e kryer.
Faturën elektronike mund ta paguani edhe përmes portalit Paguaj onlajn dhe përmes aplikacioneve mobile Telekom MK dhe mWallet, me çrast duhet ta dini numrin e faturës mujore. Në këtë portal dhe përmes aplikacioneve mobile mund të paguani deri 10 fatura të papaguara nga shfrytëzues të ndryshëm përnjëherë.
Në portalet Telekomi Im dhe Paguaj onlajn ka demo version për pagesën e faturave, me çrast procesi i pagesës së faturave do ju thjeshtësohet edhe më shumë.