Më shumë mbrojtje
për surfim pa brenga me
SafeNet HOME dhe
SafeNet MOBILE

Rrjeti më i mirë tani është edhe më i sigurt

Krahas SafeNet MOBILE ekzistues, , për të gjithë abonuesit në Magenta 1, tani mundësuam shërbim
SafeNet HOME,për siguri më të madhe në kërkim nga rrjeti fiks.

Rrjeti ynë është i vazhdueshëm dhe i sigurt. Megjithatë, kërkimi i sigurt në internet, në masë të madhe varet nga ajo që e bëni derisa jeni onlajn. Shkarkimi i softuerit, blerja dhe pagesa e faturave onlajn bartin rreziqe me vete të cilat jo gjithmonë mund t’i vëreni.

Prandaj janë këtu shërbimet SafeNet HOME dhe SafeNet MOBILE – ato në mënyrë automatike e kontrollojnë internet komunikacionin tuaj fiks ose celular dhe menjëherë ju njoftojnë për rreziqet e mundshme.

Shërbimet SafeNet HOME dhe SafeNet MOBILE

Ju ofrojnë mbrojtje prej softuerëve me qëllime të këqija, viruseve, vjedhjes së të dhënave personale (fishing) ose sulmit hakerik;

Nuk kërkojnë instalime dhe azhurnime të pajisjeve tuaja;

Funksionojnë pavarësisht llojit të pajisjes ose sistemit operativ.

SURFONI NË RRJETIN
MË TË SIGURT NË VEND!

Shërbimet SafeNet HOME dhe SafeNet MOBILE,të integruara në rrjetin fiks dhe celular të Makedonski Telekomit, në mënyrë automatike i kërkojnë ueb faqet që i vizitoni dhe i bllokojnë kanosjet potenciale, akoma pa ardhur ato në kontakt me kompjuterin tuaj personal, smartfonin ose tabletin.

Kur surfoni në ueb-faqe të sigurt, atëherë as nuk e vëreni se SafeNet HOME dhe SafeNet MOBILE punojnë në prapavijë.

Nëse në mënyrë të pavetëdijshme e braktisni zonën e sigurt dhe hasni në ueb faqe me ndonjë kanosje, atëherë falë këtyre shërbimeve do të merrni njoftim dhe qasja do të kufizohet për shkak të sigurisë tuaj.

SafeNet HOME

SafeNet HOME është shërbim i cili kujdeset për sigurinë tuaj derisa surfoni në shtëpi, përmes rrjetit fiks të Makedonski Telekom, pavarësisht nëse jeni të lidhur përmes Wi-Fi ose kabllos rrjetore. Shërbimi i mbron të gjitha pajisjet të cilat lidhen në rrjetin fiks nga shtëpia juaj.

Është në dispozicion për të gjithë abonuesit në tarifën Magenta 1, si shërbim shtesë i cili pret për aktivizimin tuaj përmes aplikacionit celular Telekom MK.

Gjatë aktivizimit të tillë të shërbimit fitoni periudhë falas tremujore. Më pas, shërbimi paguhet 99 denarë në muaj.

safenet mobile ec

SafeNet MOBILE

SafeNet MOBILE është shërbim i cili kujdeset për sigurinë tuaj derisa surfoni në rrjetin celular të Makedonski Telekom.
Është në dispozicion për të gjithë abonuesit privat të cilët disponojnë me internet të përfshirë në parapagesë.

SafeNet MOBILE aktivizohet në mënyrë automatike tek të gjithë abonuesit e rinj privat postpejd me internet të përfshirë në parapagesë.

Gjatë aktivizimit të parë të shërbimit fitoni periudhë falas prej 1 muaji. Më pas, shërbimi paguhet 29 denarë në muaj.

PYETJE DHE PËRGJIGJE

SafeNetMobile dhe SafeNet Home janë futur në rrjetin celular dhe fiks dhe përdorimi i tyre nuk ndikon në llojin e pajisjes që e keni, as në sistemin operativ. Pavarësisht nëse përdorni pajisje Apple me iOS, Android, PC apo laptop, pajisja e juaj është e sigurt gjatë surfimit në internet. Me SafeNet Mobile dhe SafeNet Home jeni të mbrojtur përgjithmonë.
Me aktivizimin e SafeNet Home të gjitha pajisjet e juaja janë të mbrojtura sapo lidhen në internet përmes rrjetit tuaj shtëpiak. Në pajisjet nuk duhet të instalohet mbrojtje shtesë.
Edhe rrjeti fiks edhe celular i Telekomit edhe më tej janë të sigurt, por bëhet fjalë për atë që e bëni në internet. Asnjëherë nuk mund të jeni plotësisht të sigurt nëse linku ose ueb faqja nuk janë të sigurta, ndërsa shërbimet SafeNet Home dhe SafeNet Mobile janë këtu që t’u ofrojnë mbrojtje shtesë
Saktë, shumë shfletues interneti, si për shembull Google Chrome, tashmë i bllokojnë shumë faqe të pasigurta. Por, SafeNet Home dhe SafeNet Mobile bëjnë kontroll shumë më të madh dhe në këtë mënyrë mund të zbulojnë dhe të zhbllokojnë një numër më të madh të viruseve dhe kanosjeve të tjera.
Me SafeNet Home dhe SafeNet Mobile, përmes mekanizmave të sofistifikuar për filtrim kontrollojmë nëse ndonjë ueb faqe është futur në të a.q. “lista e zezë” e ueb faqeve të pasigurta. Nëse ueb faqja është shënuar si e rrezikshme, e bllokojmë. SafeNet Home bën edhe skanimin e komunikacionit HTTP si mbrojtje shtesë nga një softuer me qëllim të keq.
Jo, SafeNet Mobile nuk është në dispozicion kur surfoni jashtë vendit.
Po. I gjithë komunikacioni i juaj përmes rrjetit celular të Telekomit është i mbrojtur. Domethënë, nëse surfoni nga tableti juaj. Duke përdorur internet prej rrjetit celular përmes Wi-Fi hotspot nga pajisja juaj celulare, shërbimi SafeNet Mobile ju mbron akoma.
Madje edhe kur me vetëdije përpiqeni të surfoni në pjesën e sigurt të internetit, gjithmonë është e mundur të klikoni në fishing ose të hasni në ndonjë virus. Ekzistojnë më shumë faqe të rrejshme të cilat janë bërë aq në mënyrë profesionale që është e vështirë të dallohen prej faqeve origjinale. Me shërbimin SafeNet Home dhe SafeNet Mobile fitoni mbrojtje të vazhdueshme dhe ju vjen njoftimi në kohë menjëherë sapo ato të detektojnë rrezikun.
Shërbimet SafeNet HOME dhe SafeNet MOBILE ofrohen dhe aktivizohen veçmas. SafeNet HOME mund të aktivizohet përmes aplikacionit Telekom MK ose duke telefonuar qendrën tonë të kontaktit në numrin 122. SafeNet MOBILE mund të aktivizohet duke telefonuar në 149777 (përmes automatit zanor), ose duke telefonuar qendrën tonë të kontaktit në 122.
Verzioni desktop