Intervistë me Ivan Bërzovski
Sot, në epokën e inovacionit digjital, televizioni po kalon një metamorfozë të plotë. Televizioni tradicional që ishte i rezervuar për dhomën e ndenjes po evoluon në diçka të re dhe të përshtatur me nevojat e përdoruesve modernë. Kohët e reja sjellin trende të reja – shërbime striming, interaktivitet, përvojë të personalizuar... Makedonski Telekom e udhëheq këtë transformim këtu tek ne me Magenta TV, televizionin e ri që së fundi u shfaq në treg. Për avantazhet e televizionit të ri që ndjek trendet botërore në industri, biseduam me Ivan Bërzovskin, lider për televizion dhe lidhje në Makedonski Telekom.
Magenta TV është televizioni i ri i Telekomit. Çfarë ka të re dhe cili është dallimi në raport me televizionin paraprak?
Ka mjaft dallime. Në fakt, vetëm një gjë është e njëjtë, ajo është se MagentaTV do të jetë sërish televizioni digjital më i mirë në tregun tonë, me ofertën më të mirë të përmbajtjeve. Pjesa tjetër është kryesisht e ndryshme, duke filluar nga teknologjia që tani është shumë më e avancuar, e bazuar në Android TV dhe infrastrukturën kloud (cloud), më pas funksionalitetet që janë aktuale dhe ndjekin trendin e industrisë, një interfejs përdoruesi krejtësisht i ndryshëm që është më vizual dhe inteligjent dhe karakterizohet me shikueshmëri më të madhe dhe akses më të lehtë në përmbajtje, rekomandime për përmbajtjen, etj. Me Magenta TV, përmbajtja e preferuar mund të shikohet kudo, në çdo kohë dhe në të gjitha pajisjet. Gjithçka që disponohet në ekranin e madh të TV-së në shtëpinë tuaj, përmes marrësit Magenta TV, mund të vazhdoni të shikoni në celular, tablet, laptop ose anasjelltas, atë që filloni të shikoni në lëvizje, do të mund të përfundoni ose shikoni përsëri në shtëpi. Përmbajtja nga kanalet televizive, përmbajtja sipas kërkesës, përmbajtja e regjistruar, përmbajtja në Video klabit të ri që i mundësojmë me partnerët tanë..., dhe shumë përfitime të tjera. Magenta TV nuk është thjesht një emër i ri, por një gjeneratë krejt e re e televizionit.
Cila është epërsia që abonuesit do ta kenë nga ky televizion?
Përveç teknologjisë së re të avancuar, e cila sigurisht është e dukshme në cilësinë e figurës dhe zërit, siç e thashë tashmë, qasja në përmbajtje është shumë më e lehtë, më intuitive, më vizuale dhe më e këndshme. Shërbimi bazohet në shërbimin Google TV dhe ne e dimë se Google na sjell shumë gjëra të mira dhe të dobishme. Përveç vetë Magenta TV, abonuesit e pajisjes tani mund të përdorin shumë aplikacione të tjera nga ofruesit më të njohur të strimingut, si dhe shumë aplikacione të tjera për përmbajtje multimediale, muzikë dhe lojëra, me mundësi të komandave zanore edhe në gjuhën maqedonase. E thënë thjesht, Magenta TV e bën televizorin tuaj të zgjuar dhe shumë më funksional, pa pasur nevojë të investoni në një pajisje të shtrenjtë të sofistikuar. Vetë pajisja është shumë më e vogël dhe telekomanda shumë më e lehtë për t'u përdorur, me fokus në funksionalitetet më të njohura. Instalimi i pajisjes dhe përdorimi i saj është shumë i thjeshtë, bëhet nga ekipet tona në shtëpinë e abonuesve, por edhe vetë abonuesit do ta menaxhonin lehtësisht të gjithë procedurën.
Në të kaluarën, oferta e përmbajtjes ishte diferencuesi më i rëndësishëm, dhe sot është vetë platforma, Pse është kështu??
Përmbajtjet edhe më tej vazhdojnë të jenë në fron, sepse ne të gjithë e dimë se „Content is the King“. Por si do t'i qasemi, si do t'i përdorim dhe cili do të jetë shijimi i përmbajtjeve krijon atë vlerë të shtuar që tani është shumë e rëndësishme. Abonuesit duan t’i shijojnë përmbajtjet, por edhe që qasja të jetë e thjeshtë, kur të duan dhe ku të duan, dhe pikërisht këtë e mundëson Magenta TV. Cilësia dhe përzgjedhja e përmbajtjeve kanë qenë gjithmonë të dallueshme për Makedonski Telekomin. Nëse kemi të drejtat për ato përmbajtje ose kemi bashkëpunim me një nga partnerët e shumtë, nuk ka rëndësi për abonuesin, për të ka rëndësi që të gjitha këto përmbajtje të jenë lehtësisht të disponueshme që ai t'i shijojë ato. Qëllimi i Makedonski Telekom është që Magenta TV të bëhet një agregator universal i përmbajtjeve televizive, video dhe multimediale, drejtpërdrejt ose në bashkëpunim me partnerët, dhe e gjithë kjo të jetë e përballueshme dhe e qasshme kudo dhe e lehtë për t'u përdorur.
Pse Magenta TV është platforma më e mirë dhe më e sofistifikuar në treg?
Fillimisht, Magenta TV do të ofrojë përzgjedhjen më të mirë të përmbajtjes. Pavarësisht nëse bëhet fjalë për përmbajtje sportive, për fëmijë, film, dokumentar apo lloje të tjera, këtu do të ketë përzgjedhjen më të madhe dhe më të mirë. Nga pikëpamja e funksionaliteteve, ne do të vazhdojmë vazhdimisht me kërkesat dhe nevojat e abonuesve. Gjigantët botërorë në këtë industri qëndrojnë në sfondin e platformës sonë, secili në fushën në të cilën ata specializohen dhe janë më të mirët. Tashmë kam përmendur Google TV ku bazohet platforma, Media Kind si kompani që mundëson pjesën e transmetimit, Amazon, Microsoft dhe sërish Google me infrastrukturat e tyre cloud, etj. Dhe ndoshta gjëja më e rëndësishme për tregun vendor është se kjo është një platformë dhe zgjidhje globale për të gjitha kompanitë që janë pjesë e Grupacionit Dojçe Telekom Group, kështu që përvoja e abonuesve në Maqedoni do të jetë e njëjtë me përvojën e abonuesve nga Gjermania, Hungaria, Austria, Kroacia dhe shumë vende të tjera evropiane. Abonuesit tanë do të jenë gjithmonë në hap me risitë në këtë industri, në të njëjtën kohë me abonuesit nga tregjet e Evropës Perëndimore.
Thuhet se televizioni klasik ridefinohet. Cila është e ardhmja e televizionit?
Televizioni është ridefinuar shumë herë në historinë e tij dhe e njëjta gjë do të ndodhë edhe në të ardhmen. Qëllimi i televizionit është të ofrojë argëtim, informacion dhe një mënyrë të thjeshtë për të shijuar përmbajtjet, por në hap me risitë teknologjike që sjell fryma e epokës së re. Televizioni klasik po ridefinohet, po personalizohet, po aktivizohet, të gjithë televizorët po bëhen inteligjentë, po hapet potenciali për realitetin virtual etj... Pikërisht këtë rrugë po e bën televizioni ynë i ri. Ne tashmë kemi shumicën e këtyre funksionaliteteve, dhe shumë shpejt Magenta TV do të ofrojë gjithashtu mundësinë e personalizimit sipas nevojave të secilit abonues individual, krijimin e profileve personale, rekomandimet e personalizuara dhe mungesën e kohës dhe hapësirës. Thjesht, gjithçka që duam, për të gjithë, kudo dhe kurdo.