Sa i digjitalizuar është biznesi juaj?

Hulumtimi 2022

PËR INDEKSIN DHE HULUMTIMIN

Në këtë epokë, digjitalizimi është një nga faktorët kryesorë për rritje të suksesshme, progres të biznesit dhe arritjen e qëllimeve të kompanive. Indeksi i pjekurisë digjitale tregon nivelin e zhvillimit digjital të një kompanie në përputhje me praktikat e saj dhe gatishmërinë për të përdorur pajisje dhe shërbime digjitale. Dhe vetëm me digjitalizimin e zbatuar plotësisht, një kompani fiton fleksibilitet dhe gatishmëri për t'u përshtatur shpejt me të gjitha situatat.

Për të pasur një pasqyrë të qartë të gatishmërisë digjitale të një kompanie, Makedonski Telekom në bashkëpunim me IPSOS, është duke kryer një hulumtim të detajuar dhe të gjerë për shkallën e pjekurisë digjitale të kompanive në Maqedoni sipas Indeksit Digjital.

Hulumtimi pasqyron shprehitë dhe nevojat e kompanive nga përdorimi i shërbimeve dhe mjeteve digjitale, si dhe efektet e përditshmërisë turbulente në përdorimin e këtyre shërbimeve.

Shihni hulumtimet e deritanishme –  2022-më i ri, hulumtimi 2021.

Ne ju kemi ofruar një mënyrë të thjeshtë për të kontrolluar shkallën e digjitalizimit të kompanisë suaj me një kalkulator që do t'ju tregojë avantazhet dhe fushat tuaja për përparim të mëtejshëm.

INDEKSI DIGJITAL MATET SIPAS
10 FUSHAVE DIGJITALE QË GRUPOHEN NË 4 KATEGORI

Комуникација на дигитални канали

PRANIA DHE KOMUNIKIMI I KANALEVE DIGJITALE

Трансакции и промоции

TRANSAKSIONE DHE PROMOCIONE DIGJITALE

Инфраструктура и софтвер

INFRASTRUKTURA DIGJITALE DHE SOFTVERI

Систем за управување со ресурси

SISTEMI I MENAXHIMIT TË RESURSEVE

LLOJI I KOMPANIVE SIPAS VLERËS
SË INDEKSIT

Përgjigjet e marra për çdo kategori dhe fushë e klasifikojnë kompaninë në një nga 3 segmentet që janë tregues të pjekurisë aktuale digjitale.

Дигитален почетник

Fillestari digjital

Një kompani me pjekuri të ulët digjitale, e cila është pak e pranishme në botën digjitale dhe ka një nivel të ulët të përdorimit të veglave digjitale në punën e përditshme.

Дигитален следбеник

Ndjekësi digjital

Një kompani me pjekuri digjitale të mesme, e cila është në përputhje me tendencat e botës digjitale, përdor një sërë shërbimesh digjitale dhe është gati të prezantojë shërbime të reja digjitale për të përmirësuar funksionimin e saj.

Дигитален предводник

Prijësi digjital

Një kompani me pjekuri të lartë digjitale, e cila përdor një kombinim të kanaleve të shumta digjitale dhe ka një nivel të lartë të përdorimit të veglave dhe zgjidhjeve digjitale në punën e përditshme, ndjek risitë dhe identifikon mundësitë për përmirësimin e proceseve të punës.

ZBULONI SE CILËS KATEGORI DIGJITALE
I PËRKET AKTUALISHT KOMPANIA JUAJ!

LLOGARITËSI DIGJITAL

Pas interpretimit profesional të rezultateve, ekspertët tanë do t'ju japin rekomandime specifike se cilat vegla dhe shërbime digjitale ju nevojiten për të përmirësuar proceset e afarizmit dhe të biznesit në përgjithësi.

DIGJITALIZIMI ME TELEKOM ËSHTË I LEHTË!

Përvoja nga përdorues

Ne ndajmë me ju disa nga përvojat e përdoruesve që po zbatojnë me sukses digjitalizimin.

Vebinar-et

Shikoni vebinar-et për shërbime digjitale – DIGJITALIZIM, TANI!

Verzioni desktop