E-FATURЁ
PЁR PЁRDORUESIT AFARISTЁ

SHFRYTЁZONI MUNDЁSITЁ QЁ I KENI NЁ DISPOZICION

MERRNI FATURAT NЁ MЁNYRЁ ELEKTRONIKE SЁ BASHKU ME TЁ GJITHA SHЁRBIMET DIXHITALE

Shfrytëzoni mundësitë tё cilat Ju ofrohen si përdorues afaristё i jonë. Regjistrohuni për të marrë faturën mujore në formë elektronike në e-adresën Tuaj, në vend të formёs nё letёr tё deri tanishme.

Faturat elektronike mujore nënshkruhen me nënshkrim elektronik të lidhur me certifikatën dixhitale nga përfaqësuesi i autorizuar i personit juridik, dhe si konfirmim i vërtetësisë së origjinës dhe përmbajtjes së faturës merren vula e kompanisё dixhitale dhe kohore, e lëshuar në përputhje me nenin 53-b të Ligjit për taksë mbi vlerën e shtuar.

Me faturën elektronike ju keni qasje në të gjitha informacionet në lidhje me faturën tuaj në internet, në çdo kohë, kudo qё jeni!

Për të filluar marrjen e faturës elektronike për kompaninë tuaj, gjithçka që duhet të bëni është të plotësoni Deklaratën për marrjen e faturës dhe për dorëzimin e shkruar në formë elektronike dhe nga muaji tjetër do të merrni faturën elektronike për kompaninë tuaj në formatin e mbrojtur PDF.

Nëse, nga ana tjetër, dëshironi që të gjitha detajet pёr faturën Tuaj dhe të shërbimeve Tuaja të jenë të disponueshme për Ju përmes të gjitha kanaleve tona dixhitale, plotësoni Deklaratën për qasje në kanalet dixhitale.

Miratimi juaj në përputhje me rregulloret ligjore në fuqi duhet të plotësohet dhe të nënshkruhet personalisht në formë letre nga përfaqësuesi i autorizuar dhe të dorёzohet në adresën nё vijim: Makedonski Telekom SHA Shkup, Kej 13 Noemvri nr. 6, 1000 Shkup

Verzioni desktop