SafeNet banner
SAFENET

SafeNet Office

PËR BIZNES TË SIGURT NË BOTËN DIGJITALE ME SAFENET OFFICE
Vetëm me Magenta 1 Business and Business Office

Rrjeti më i mirë, tani është edhe më i besueshmi për drejtimin e biznesit tuaj!

Kur kryejmë aktivitetet afariste online, ne jemi të ekspozuar çdo ditë ndaj malware, viruseve dhe spyware, si dhe shumë kërcënimeve të tjera që mund të shkaktojnë dëme të konsiderueshme biznesit tuaj.

Me shërbimin e ri të biznesit, SafeNet OFFICE, janë të sigurta të gjitha aktivitetet tuaja afariste përmes rrjetit fiks të internetit të Makedonski Telekom.

SHËRBIMI SafeNet Office

icon1

Ju ofron mbrojtje kundër viruseve, malware ose ransomware.

icon2

Nuk kërkon instalime dhe përditësime në smartphone ose tablet.

icon3

Ai funksionon pavarësisht nga lloji i pajisjes celulare ose sistemit operativ.

SIGURI E LARTË PËR TË GJITHAAKTIVITETET TUAJA AFARISTE NË INTERNET

Me SafeNet OFFICE, ju dhe punonjësit tuaj mbroheni nga faqet e internetit me përmbajtje të pasigurt dhe nga aktivitetet që mund të shkaktojnë dëme në biznesin tuaj.

Shërbimi është i integruar në rrjetin tonë fiks të internetit. Përdorimi i tij nuk kërkon ndonjë pajisje, softuer ose instalim shtesë.

ÇMIMET

Pa instalime dhe pajisje shtesë

  • Çmimet pa TVSH
  • Çmimet me TVSH
SafeNet Office

Magenta 1 Business

99 117
denarë muaj

Abonimi mujor

SafeNet Office

Business Office

199 235
denarë muaj

Abonimi mujor

video icon Rreth SafeNet Office

Pyetje dhe përgjigje

Zgjidhja SafeNet OFFICE është e integruar në rrjetin fiks të Telekomit në të cilin nuk ndikon lloji i pajisjes që keni, madje as sistemi operativ. Pavarësisht nëse përdorni Mac, PC, llaptop ose çfarëdo lloj pajisje tjetër, pavarësisht edhe nga sistemi operativ, mund të takoni faqe të rrezikshme interneti. Me SafeNet OFFICE gjithmonë jeni të mbrojtur.

Po. Nëse jeni të lidhur në internet përmes WIFI nga interneti juaj fiks me pako aktive SafeNet OFFICE, atëherë i tërë trafiku juaj i të dhënave përmes rrjetit fiks të Telekomit është i mbrojtur. Do të thotë, nëse lundroni nga smartfoni, laptopi apo tableti juaj, duke përdorur internet fiks në WIFI, atëherë shërbimi Telekom SafeNet OFFICE ju mbron akoma.

Faqet e pasigurta të internetit përmbajnë rreziqe nga të cilat ju mbron SafeNet OFFICE. Kërcënimet mund të ndahen në këto kategori:

  • Malware (softver keqdashës) mund ta infektojë pajisjen nga e cila lundroni me çrast do të shkarkohet përmes shfletuesit të internetit kur përdoruesi do të vizitojë ndonjë faqe të infektuar interneti. Softveri keqdashës mund të dizejnohet me qëllim që ta regjistrojë shtypjen e çdo butoni të tastierës së pajisjes;
  • Spyware (softver spiun) i ndjek aktivitetet online të pajisjes së infektuar;
  • Worm (krimb) e infekton pajisjen me çrast lidhja e internetit ngadalësohet për shkak se krimbi e shfrytëzon për të gjetur pajisje të tjera të lëndueshme në të cilat do të futet;
  • Botnet attacks (sulme botnet). Hakerët shpesh kontrollojnë rrjete të pajisjeve të infektuara kompjuterike, të ashtuquajtura rrjete „zombi” ose „botnet”, që përdoren për t’i sulmuar pajisjet e tjera kompjuterike.

Internet rrjeti fiks i Telekomit edhe më tej është i sigurt, por bëhet fjalë për atë se çka bëni në internet. Për shkak se asnjëherë nuk jeni të sigurt nëse linku ose faqja e internetit janë të sigurta, shërbimi SafeNet OFFICE është këtu për t’ju dhënë mbrojtje shtesë.

Pikërisht, shumë shfletues interneti, si për shembull Google Chrome, tashmë po bllokojnë shumë faqe të pasigurta interneti. Por, shërbimi SafeNet OFFICEkryen kontroll shumë më të madhe dhe në atë mënyrë mund të zbulojë dhe bllokojë numër më të madh virusesh dhe kërcënimesh tjera online.

Shërbimi SafeNet OFFICE i kontrollon faqet ku lundroni vetëm në aspektin e sigurisë dhe ekzistimit potencial të softverit të dëmshëm. Nëse sistemi identifikon rrezik, do të merrni njoftim përmes shfletuesit, por ne nuk i ruajmë askund këto informacione, madje as nuk i përdorim për asgjë tjetër.

Madje edhe kur lundroni të vetëdijshëm vetëm në pjesën e sigurt të internetit, gjithmonë është e mundshme që rastësisht të klikoni në ndonjë link me softver të dëmshëm. Ekzistojnë shumë e më shumë faqe të rrejshme interneti që janë të përgatitura aq profesionalisht, sa që është vështirë të dallohen nga ato origjinale. Me shërbimin SafeNet OFFICE përfitoni mbrojtje të vazhdueshme dhe do të merrni paralajmërime në kohë menjëherë pas detektimit të rrezikut.

Me shërbimin SafeNet OFFICE, përmes përdorimit të mekanizmave të sofistikuar për kontroll dhe filtrim përcaktojmë nëse ndonjë faqe interneti është e sigurt ose jo. Nëse përcaktojmë se faqja e internetit është e rrezikshme, atëherë atë e bllokojmë.

Verzioni desktop