FlatNET Pro
Çka përfitoni me FlatNET Pro?
FlatNET Pro është shërbim dedikuar për shfrytëzuesit afaristë që kanë nevojë për qasje të pakufizuar në Internet, me rrjedhë simetrike, shpejtësi të garantuar dhe IP adresë statike.
FlatNET Pro mundëson qasje 24 orë në Internet nga më tepër kompjuterë me IP adresa publike statike, numri i të cilave varet nga nevojat e shfrytëzuesit dhe shpejtësia e qasjes.
Me FlatNET Pro fitohet mundësia që Serverët tuaj (Web ,Mail, Application, Collaboration) të jenë maksimalisht në dispozicion dhe të sigurt në Internet dhe të mundësojnë qasje dhe shërbime onlajn për numër të madh shfrytëzuesish.
Shërbimi përfshin:
- Pajisje përdoruesi të klasit afarist nga prodhues kulmor: Cisco, Alcatel, Actelis;
- Qasje simetrike me shpejtësi deri 100 Мbit/s;
- Trafik të pakufizuar për upload/download;
- Mbështetje të rregulltë 24 orë;
- Mbështetje shtesë sigurie me kërkesë të shfrytëzuesit;
- Nivel më të lartë të shërbimit të mirëmbajtjes (SLA);
- Pako të e-adresave;
- Pako të IP adresave statike;
- WEB hosting hapësirë 10 GB;
- Qasje në aplikacionin MRTG për analizën e trafikut.
ProNET – Rrjeti privat virtual
ProNET është shërbim me të cilin shfrytëzuesit i sigurohet lidhje të sigurt të dy pikave të kompanisë gjeografikisht të largëta dhe zhvillim të lehtë dhe efikas të rrjetit privat kombëtar të kompanisë. Duke shfrytëzuar këtë shërbim i përfitoni këto beneficione:
- Menaxhim dhe shfrytëzim të thjeshtëzuar të rrjetit të kompanisë
- Lidhje të vendeve qasëse të llojit „secili me secilin "
- Siguri dhe mbrojtje të rrjetit
- Privatësi dhe integritet përmes shfrytëzimit të teknologjive të sofistikuara për tunelim të sigurt
- Shkallëzueshmëri dhe fleksibilitet të madh
Solucionet e bazuara në shërbimin ProNET mund të adaptohen me nevojat specifike të grupeve të ndryshme të shfrytëzuesve dhe përfshijnë:
- Dizajnin, instalimin dhe konfigurimin e rrjetit
- Zgjedhje të pajisjeve përdoruese
- Pajisje më të mira të rrjetit nga prodhues kulmor
- Mundësi për menaxhim nga ana e përdoruesit ose nga Makedonski Telekom
- Mbështetja e përdoruesve në numrin telefonik falas 0800 10 800
Duke i falenderuar teknologjisës qasëse, solucionet tona të bazuara në shërbimin ProNET janë me çmim tërheqës dhe performanse të larta kur janë në pyetje siguria e të dhënave dhe disponibiliteti i shërbimit. Në portofolin tonë ofrojmë mundësi të ndryshme për implementimin e shërbimit ProNET, ndërsa çmimet përpilohen në përputhje me shpejtësinë e dëshiruar të bartjes së të dhënave dhe numrin e pajisjeve të rrjetit. Raporti i ofruar çmim/cilësi gjithmonë është në përputhje me nevojat e përdoruesve.
Zgjerimi i numrit të pikave të qasjes është i lehtë, kurse udhëheqja pas zgjerimit është e thjeshtë, pa resurse plotësuese dhe me kursim të konsiderushëm të kohës.
MetroNET
MetroNET (Metropolitan Area Network) është shërbim i cili ofron numër të madh objektesh afariste, zyra ose degë të ndonjë kompanie ose institucioni, të cilat gjendet në territorin e një ose më tepër vendbanimeve, lehtësisht dhe në mënyrë të thjeshtë të lidhen në rrjetin e vetëm.
Solucionet e rrjetit janë të bazuara në teknologjinë Metro Ethernet dhe lidhjen optike për arritjen e kapaciteteve dhe shpejtësive të mëdha, edhe atë në largësi më të mëdha, të mjaftueshme të mbulojnë sipërfaqen e një qyteti të tërë. Mundësojnë lidhjen e lokacioneve në distanca deri dhjetëra kilometra dhe funksionim të pandërprerë të tyre në rrjetin e njejtë. Metro Ethernet është teknologjia më e shpërndarë LAN përparësia kryesore e së cilës është thjeshtësia, pa pasur nevojë për pajisje dhe solucione të ndërlikuara.
Shërbimi MetroNET ofron:
- Ekonomi – shpenzime të reduktuara për zhvillimin e rrjetit
- Siguri më të lartë – në nivel të linjës së huazuar dixhitale
- Shpejtësi – rrjedha e të dhënave me shpejtësi gigabite
- Thjeshtësi – shfrytëzimi i pajisjes dhe njohurive të njejta të cilat i shfrytëzoni në rrjetet tuaja LAN
- Fleksibilitet më të madh – Solucionet e bazuara në MetroNET të Makedonski Telekom kanë mundësi infrastrukturore për lidhjen e më tepër lokacioneve me shpejtësi të ndryshme, me çrast munden në tërësi të plotësojnë kërkesat dhe nevojat tuaja.
- Besueshmëri – nëpërmjet qasjes dhe shpejtësisë së garantuar.
Solucionet e Makedonski Telekom janë plotësisht të adaptueshme me kërkesat e përdoruesve në aspektin e shpejtësisë, edhe atë prej 10 Mbps deri 1 Gbps. Shpejtësia tashmë e implementuar e sistemit mund të rritet në përputhje me nevojat, pa investime plotësuese në pajisje të reja ose rindërtim të sistemeve ekzistuese.
Solucioni i pranuar MetroNET paraqet një rrjet, një teknologji dhe një sistem të cilat TI stafi i kompanisë tashmë i njeh. Mund të implementohet dhe rindërtohet si dhe në mënyrë efikase të menaxhohet.
Mundësite e tjera që i ofron shërbimi MetroNET janë:
- Lidhjen e qendrave për ruajtjen e të dhënave, Metro Storage, me vonesë të minimizuar- mundësi të pazëvendësueshme për ruajtje sinkronike të të dhënave, me thjeshtësi, performans dhe vëllim të shpenzimeve, që nuk mund ti ofron asnjë sistem tjetër ekzistues
- Lidhje LAN-to-LAN
- Garancion për shpejtësinë (CIR) – me infrastrukturën themelore të rrjetit përmes të cilit zhvillohet shërbimi MetroNET mundësohet monitorimi i shpejtësisë së qasjes për çdo klient individual dhe ofrohet shpejtësi e garantuar të bartjes së të dhënave.
- Fleksibilitet në aspektin e përsosjes së shpejtësisë
- Mundësi për video konferenca.
Linja ndërkombëtare dixhitale
Makedonski Telekom ju siguron transfer të sigurt, të besueshëm dhe të shpejtë të të dhënave.
Linjat ndërkombëtare dixhitale janë përgjigje për kërkesat më specifike të shfrytëzuesve dhe nevojave për lidhje të vazhdueshme me cilin do shtet në botë.
Përçuesi ndërkombëtar dixhital mundëson lidhjen dixhitale të dy pikave gjeografike në largësi në nivel ndërkombëtar. Shfrytëzuesi ka ekskluzivitetin mbi resurset e dhëna ndërkombëtare dhe çka paraqesin solucion ideal për të gjith kompanitë dhe institucionet që kanë sektorë të caktuar (përfaqësi) ose partnerë në ndonjë shtet tjetër, por nga ana tjetër komunikimi dhe transferi i të dhënave ndërmjet tyre duhet të rrjedh sigurt dhe pandërprerë.
Çmimi i këtyre përçuesve varet nga shpejtësia e bartjes së të dhënave, ndërsa si faktor plotësues konsiderohet edhe largësia e vendit me të cilën kryhet lidhja, d.m.th zona tarifore ku ai vend gjendet.