Pagesa e faturave

Makedonski Telekom shfrytëzuesve të tij u mundëson pagesë të thjeshtë, të shpejtë dhe të sigurt të faturave për shërbimet fikse, mobile dhe të integruara.

Zgjidhni mënyrën që më së shumti ju përshtatet dhe me kohë shlyeni obligimet Tuaja, duke kursyer kohë çdoherë kur të dëshironi të paguani faturën tuaj.

Kushtet për pagesën e faturave

Faturat e Makedonski Telekom duhet të paguhen më së voni deri në afatin e përcaktuar si Afati i pagesës i shënuar në faturën tuaj. Në rast të mospagimit me kohë, Makedonski Telekom përllogarit interes ligjor sanksionues në pajtim me aktet ligjore në Republika e Maqedonisë së Veriut.

Е-pagesa – paguani faturat nëpërmjet internetit

Pagesa elektronike e faturave është e shpejtë, e thjeshtë, pa komision dhe shpenzime plotësuese, me mbrojtje dhe siguri maksimale, pa kufizim të kohës dhe vendit, kudo nga bota me kartelat pagesore VISA dhe MasterCard, si dhe me kartela të tjera të lëshuara nga bankat vendore që përdoren për pagesa elektronike.

Gjithçka që ju duhet është interneti dhe kartela pagesore!

Vizitoni faqet:

aplikacionet mobile:

  • Telekom MK dhe
  • mWallet

dhe ndiqni hapat e thjeshtë për onljan pagesë të sigurtë të faturave tuaja.


Terminale për vetëshërbim – automate për pagesën e faturave

Me automatet për pagesën e faturave ose me Terminalet për vetëshërbim i shmangni rradhët që krijohen në dyqanet, duke kursyer kohë gjithmonë kur të dëshironi të paguani faturë.

Përmes tyre është mundësuar:

  • Pagesa e faturave për shërbimet fikse, mobile dhe të integruara të Makedonski Telekom;
  • Rimbushja e pripejd kredisë për shfrytëzuesit mobil në pripejd të Makedonski Telekom.

Transakcionet realizohen thjeshtë, duke shfrytëzuar 3 mënyra të pagesës:

  • Pagesë me para të gatshme (kesh) – me çras automati e kthen mbetjen;
  • Pagesë me kartelë pagesore nga të gjitha bankat lëshuese të kartelave;
  • Pagesë përmes celularit nga Makedonski Telekom.

Secila prej këtyre mënyrave të transkcioneve është qartë e sqaruar në vetë automatin, me hapa të detajuar.

Automatet për pagesë janë në dispozicion në këto dyqane të Telekomit:

  • Shkup - GTC, Ramstor, Kapitoll moll, Çento, Çair, Leptokarija dhe Siti moll;
  • Tetovë;
  • Gostivar;
  • Kumanovë 1;
  • Strumicë;
  • Manastir;
  • Strugë;
  • Kumanovë 2;
  • Tetovë 1;
  • Prilep.

Bankingu elektronik

Nëpërmjet sistemeve për banking elektronik të Stopanska banka AD Skopje, Komercijalna banka AD Skopje dhe NLB Tutunska banka AD Skopje, është siguruar mundësia për pagesën e faturave nëpërmjet internetit, me çrast banka nuk faturon provizion për shërbimin e kryer.

Nëpërmjet sistemeve për banking elektronik të të gjitha bankave tjera afariste, është siguruar mundësia për pagesën e faturave, me çrast banka nuk faturon provizion në pajtim me tarifat e saj.

Për më shumë informacione mbi kushtet për pagesë me banking elektronik, drejtohuni deri te bankat afariste.

Pagesa me debitim direkt

Pagesa me debitim direkt është dedikuar për të gjithë ata që dëshirojnë në kohë ti shlyejnë shpenzimet për shërbimet tona. Nëse e zgjidhni debitimin direkt si mënyrë të pagesës, banka në mënyrë të rregullt do të kryejë arkëtimin në ditën e përcaktuar si afat të fundit për pagesë, e shënuar në faturë.

Për poseduesit e llogarisë transakcionale (xhirollogari ose kartelë debitore), pagesë me debitim direkt është siguruar nga Stopanska banka AD Skopje, Komercijalna banka AD Skopje, Ohridska banka AD Ohër, ProKredit banka AD Skopje dhe NLB Ttunska banka AD Skopje, me çrast banka nuk faturon provizion për shërbimin e kryer. Për poseduesit e llogarisë transakcionale (xhirollogari ose kartelë debitore), pagesa është siguruar nga bankat e tjera afariste në Maqedoni, me çrast banka nuk faturon provizion për shërbimin e kryer.

Çka paraqet debitimi direkt?

Debitimi direkt është mënyrë e thjeshtë, e sigurt dhe e shpejtë e pagesës së faturave të rregullta, drejtpërdrejtë nga llogaria juaj transakcionale, me çrast që më parë mund ta definoni edhe limitin maksimal që mund të arkëtohet nga llogaria. Me pëlqimin tuaj për pagesën e faturës të Makedonski Telekom me anë të debitimit direkt e autorizoni bankën që rregullisht ti kryen pagesat në ditën e përcaktuar si afati i fundit i pagesës, i shënuar në faturë të cilën do ta merrni edhe më tej. Nëse shuma mujore e faturës është më e madhe se limiti i definuar maksimal ose në llogarinë transakcionale nuk keni mjete të mjaftueshme, pagesa për atë muaj nuk do të kryhet nëpërmjet debitimit direkt dhe obligimi për pagesën e faturës për atë muaj ngel në fuqi. Me një debitim direkt mund të paguhet për më shumë konto parapaguese, pavarësisht se ato janë në emër të tjetërkujt, ndërsa debitimin direkt mund ta nënshkruaj çdo anëtar i familjes suaj.

Çka përfitoni?

Pagesa me anë të debitimit direkt (me apo pa limit) siguron më shumë përparësi:

  • E kurseni kohën tuaj duke shmangur pritjen nëpër sportele;
  • Faturat do të paguhen automatikisht dhe afatet e fundit të pagesës nuk do të anashkalohen;
  • Nuk paguani provizion dhe ju ndihmon të menaxhoni me financat tuaja;
  • Keni kontrollë mbi pagesat (shuma maksimale dhe afati i saktë i pagesës).

Si deri te debitimi direkt?

Fletëpëlqimin për pagesë me debitim direkt mund ta jepni thjeshtë duke nënshkruar formularin për debitim direkt në të gjithë vendet shitëse të Makedonski Telekom ose në degët e:

  • Komercijalna banka AD Skopje
  • NLB Tutunska banka AD Skopje (vetëm në bankë)
  • Ohridska banka AD Ohër
  • Prokredit banka AD Skopje
  • Stopanska banka AD Skopje

Pagesa nëpërmjet bankomatit

Shërbimi është në dispozicion 24 orë në të gjithë bankomatet e Stopanska banka dhe NLB Tutunska banka kudo nëpër Maqedoni. Nëpërmjet rrjetit më të shpërndarë të bankomatëve me kartelat pagesore VISA dhe MasterCard të dhëna nga këto banka, keni mundësinë për ti paguar faturat pa provizion dhe shpenzime plotësuese.

Pagesa e faturave nëpërmjet bankomatit bëhet me anë të disa hapave të lehtë. Përcillni udhëzimet në ekran:

  • Zgjidhni menynë për shërbime plotësuese në pjesën për pagesën e faturave;
  • Zgjidhni menynë përkatëse për fatura nga Makedonski Telekom për biseda fikse apo mobile, internet dhe TV;
  • Futni numrin e faturës dhe pagesa është kryer;
  • Pagesat nga banka kryhen ditën e ardhshme të punës, ndërsa në kompaninë që paguani një ditë pune më vonë.

Pagesa e faturave nëpërmjet internetit dhe bankomatëve është mundësuar vetëm për shfrytëzuesit postpejd të shfrytëzuesve privatë të shërbimeve fikse, mobile dhe të integruara të Makedonski Telekom.

Pagesa me para të gatshme ose me kartelë

Faturën mund ta paguani edhe:

  • Me para të gatshme ose me kartelë pagesore nga brendet DINERS, VISA dhe MasterCard në shitoret e Telekom-it;
  • Në cilëndo degë të Ohridska banka AD Ohrid, Prokredit banka AD Skopje, Stopanska banka AD Bitolla, TTK banka AD Skopje, Uni banka AD Skopje dhe Halkbank AD Skopje pa ngarkim me komisione;
  • Në të gjitha degët e Postës së Maqedonisë dhe në të gjitha bankat e tjera afariste në Maqedoni mund të paguani me para të gatshme, me çrast ngarkoheni me komision për shërbimin e kryer.

Përveç në shitoret e Telekom-it, pagesa kudo duhet të kryhet duke paraqitur faturën (origjinal ose ekzemplar të dytë). Ekzemplar të dytë mund të merrni në të gjithë shitoret e Telekom-it ose vetë ta printoni nga portali Telekomi Im.

Makedonski Telekom gjithashtu ju ofron edhe mundësinë e pagesës në më tepër këste.

Verzioni desktop