KËSHILLI I DREJTORËVE

Këshilli i drejtorëve i Makedonski Telekom SHA – Shkup drejton Shoqërinë në kuadër të autorizimeve të përcaktuara me Ligjin dhe Statutin, si dhe autorizimet të cilat i jepen nga Kuvendi. Të drejtat dhe obligimet e Këshillit të drejtorëve, në pajtim me Ligjin për shoqëri tregtare, janë të rregulluara me Statutin e Shoqërisë.

  • Anëtarët e Këshillit të drejtorëve i zgjedh Kuvendi i Shoqërisë së Makedonski Telekom SHA – Shkup.
  • Kryetari i Këshillit të drejtorëve zgjedh Këshillin e drejtorëve të Makedonski Telekom SHA – Shkup nga rradhët e anëtarëve joekzekutiv.
  • Struktura, zgjedhja, autorizimi dhe puna e Këshillit të drejtorëve janë të përcaktuara me Statutin e Makedonski Telekom SHA– Shkup dhe Rregulloren për punë të Këshillit të drejtorëve.
  • Trupe të formuara nga Këshilli i drejtorëve janë: Këshilli për revizion dhe Kolegjiumi për shpërblime.
    • Anëtarët e Këshillit për revizion dhe Kolegjiumin për shpërblim i zgjedh dhe i shkarkon Këshilli i Drejtorëve të Makedonski Telekom.
    • Puna e këtyre trupave definohet me Regulloret për punë, të cilat i përcaktojne kompetencat e tyre, përmbajtjen dhe aktivitetet. Këto Rregullore për punë i sjell Këshilli i Drejtorëve.
  • Të drejtat dhe obligimet për sjelljen e vendimeve nga ana e Këshillit të drejtorëve, në pajtueshmëri me Ligjin për shoqëri tregtare janë të rregulluara me Statutin e Telekomit të Maqedonisë.

Në suaza të autorizimeve të përcaktuara me Ligjin për shoqëri tregtare dhe Statutin e Makedonski Telekom, Këshilli i drejtorëve udhëheq Shoqërinë dhe përbëhet prej 14 (katërmbëdhjetë) anëtarëve, prej të cilëve 13 (trembëdhjetë) janë anëtarë joekzekutiv dhe 1 (një) është anëtar ekzekutiv i cili e mban titullin Drejtor kryesor ekzekutiv dhe 4 (katër) nga anëtarët joekzekutiv janë anëtarë të pavarur të Këshillit të drejtorëve.

Këshilli i drejtorëve të Makedonski Telekom SHA-Shkup

  1. Igor Millev
    anëtar joekzekutiv dhe kryetar
  2. Nikolla Lushev
    anëtar ekzekutiv dhe DGJE
  3. Daniella Bujiq
    anëtar joekzekutiv
  4. Diana Anamaria Varkonji
    anëtar joekzekutiv
  5. Llubor Zhatko
    anëtar joekzekutiv
  6. Borçe Siljanoski
    anëtar joekzekutiv
  7. Vlladimir Ivanovski
    anëtar joekzekutiv
  1. Nina Angellovska
    anëtar joekzekutiv
  2. Bardhyl Nasufi
    anëtar joekzekutiv
  3. Peter Fail
    anëtar i pavarur
  4. Mlladen Mitiq
    anëtar i pavarur
  5. Shkodrane Darlishta
    anëtar i pavarur
  6. Aqif Mediu
    anëtar i pavarur
Verzioni desktop