STUDENTË

Ne në Makedonski Telekom mbështesim talentet e rinj të cilët kanë dëshirë të fillojnë karrierën e tyre profesionale në kompaninë tonë. Ne jemi duke punuar vazhdimisht në vizionin tonë për të ardhmen digjitale dhe duam që të gjithë të marrin pjesë që nga dita e parë.

Si student, Makedonski Telekom ju jep mundësinë të merrni pjesë në projekte sfiduese ku do të rriteni profesionalisht dhe personalisht, do të bashkëpunoni me ekspertë në fushën e teknologjisë dhe biznesit, do të bashkëpunoni me kolegë nga vende të ndryshme në kuadër të DT Group, dhe ju do të kontribuoni në transformimin digjital.

Твојата кариера

Praktika

Në bashkëpunim me universitetet, në 5 vitet e fundit kemi realizuar mbi 250 praktika dhe ky numër është në rritje të vazhdueshme. Pra, nëse doni të fitoni përvojë të lartë dhe të kontribuoni në ekipin tonë me entuziazmin dhe talentin tuaj, ndiqni konkurset tona të praktikës

Smart Start

Një program për një fillim të zgjuar të karrierës suaj. Një program përmes të cilit do të punoni në projekte me rëndësi vendimtare dhe do të përdorni realisht potencialin tuaj, por gjithashtu do të mësoni shumë më tepër se kudo tjetër. Merrni një hap të zgjuar për të filluar karrierën tuaj me Smart Start

Verzioni desktop