Nikolla Ljusev
Drejtor kryesor ekzekutiv
Programi për pajtim korporativ vlen për të gjitha trupet, organizatat, drejtorët, drejtorët kryesorë dhe të punësuarit në “Makedonski Telekom” SHA - Shkup, si për të gjithë konsultantët, agjentët, përfaqësuesit dhe të gjithë personat e tjerë apo organet të cilat kryejnë aktivitete në emër të kompanive në kuadër të Shoqërisë. Përveç kësaj, presim nga partnerët tanë afaristë, furnizuesit dhe shfrytëzuesit të na ndihmojnë në përpjekjet tona me atë që do të veprojnë në mënyrë të ngjashme etike. Si të tilla, disa aspekte të caktuara nga Programi për pajtueshmëri korporative të “Makedonski Telekom” nuk kanë të bëjnë vetëm për të punësuarit në Makedonski Telekom, por edhe për persona të tretë me të cilët kemi bashkëpunim.
Programi për pajtueshmëri korporative i “Makedonski Telekom” është krijuar në mënyrë që siguron se Shoqëria e udhëheq punën e saj afariste në pajtim me nivelet më të larta të vetëdijes, trajnimit, angazhimit dhe respektimit të ligjeve dhe rregullativave të zbatueshme. Me qëllim që të arrihet kjo është e nevojshme që të zbatohen të gjitha politikat dhe procedurat të cilat kanë të bëjnë me sferat potenciale të rrezikshme në pikëpamje të harmonizimit bashkë me mekanizmat identifikues për raportim, hulumtim, ndjekje dhe korrigjim të rasteve për të cilat ekziston dyshim apo mospajtimit faktik. Është e nevojshme të gjithë të punësuarit dhe palët e tjera të involvuara t’i kryejnë aktivitetet e tyre jo vetëm sipas udhëzimeve por edhe në frymën e këtyre udhëzimeve.
Me rëndësi kurciale është secili prej nesh ta pranojë përgjegjësinë personale për të gjitha procedurat tona individuale në pajtim me standardet etike të Shoqërisë. Si ndihmë dhe orientim i kemi politikat të shoqëruara me program gjithëpërfshirës dhe vijues për trajnim. Vetëm përmes aktiviteteve dhe sjelljeve tona të përditshme në pajtim me këto standarde më të larta etike mund ta ruajmë suksesin tonë. Ne do t’i plotësojmë qëllimet tona afariste, më pas duke e ruajtur integritetin tonë dhe duke e përmirësuar reputacionin tonë si lider etik në industrinë telekomunikuese.