PËRCAKTIM STRATEGJIK

Strategjia jonë korporative është në pajtim me strategjinë e DojçeTelekomit - të bëhemi kompani telekomunikueselidere në Evropë. Qëllimi ynë është të jemi partner i besueshëm për digjitalizimin, në shtëpi, në punë, kudo dhe në çdo kohë. Përmes teknologjisë t’i lidhim të gjithë dhe t’i përfshijmë në mënyrë të barabartë në shoqërinë e re digjitale.

Përvojë më të mirë abonuese

Përvoja abonuese është detyra jonë më e rëndësishme. Synojmë të sigurojmë përvojën më të mirë abonuese përmes teknologjisë më ta lartë por në mënyrën më të thjeshtë. Për ta arritur këtë ofrojmë shërbim të thjeshtë dhe të personalizuar – internet, telefoni dhe televizion prej një burimi, në një llogari. Do të vazhdojmë ta përmirësojmë cilësinë e shërbimit që ta përforcojmë besimin e abonuesve.

Korisnichko iskustvo
Vrvna tehnologija

Teknologji e lartë dhe shpejtësi në gigabitë

Mbetemi të përkushtuar në ndërtimin e rrjetit, që është damar i shoqërisë digjitale. Lidershipin në teknologji e konfirmojmë përmes investimeve të vazhdueshme në teknologjitë më të reja që të sigurojmë shpejtësi në gigabit dhe përvojë më të mirë abonuese. E kemi vendosur rrjetin e parë komercial 5G në Maqedoni dhe e kemi mbuluar pjesën më të madhe të zonave rurale me teknologjinë e gjeneratës më të re. Paralelisht jemi duke e zhvilluar dhe zgjeruar edhe rrjetin optik, ndërsa numri i qasjeve në optikë po rritet vazhdimisht. Me infrastrukturën më të mirë mund t’ju ofrojmë abonuesve lidhje më të mirë dhe internet më të shpejtë gjithmonë, kudo dhe në cilëndo pajisje.

Partner biznesi për digjitalizim

Qasja në veglat dhe zgjidhjet digjitale viteve të fundit e ndryshoi jetën në të cilën punojnë dhe zhvillohen kompanitë. Me portfolion e gjerë të shërbimeve digjitale dhe zgjidhjet TIK MakedonskiTelekom e mbulon çdo segment të punës së bizneseve ndërsa njëherësh ofron siguri të plotë të të dhënave që është një prej kushteve më të rëndësishme për digjitalizimin. Por nuk ndalojmë këtu. Qëllimi ynë është të mundësojmë digjitalizimin e të gjithë shoqërisë. Teknologjia e lartë në të cilën bazohen qytetet e mençura na bën liderë në rajon. Kjo teknologji do të mundësojë të përmirësohet infrastruktura në qytete të zhvillohet jetesa urbane dhe të mbrohet mjedisi jetësor.

Biznis partner za digitalizacija
Deluvame odgovorno

Veprojmë me përgjegjësi

Të gjitha vendimet e biznesit i sjellim në mënyrë të përgjegjshme edhe nga aspekti social edhe nga aspekti ekologjik. Ulja e hendekut digjital dhe mbrojtja e mjedisit jetësor janë bazë mbi të cilën e ndërtojmë tregimin tonë të suksesshëm. Synojmë të ndërtojmë organizim me abonim të orientuar, të optimizuar dhe agjil i cili do të transformohet dhe ndryshojë në frymën e kohës së re dhe do të sjellë ndryshime pozitive në shoqëri dhe në jetën e njerëzve.

Verzioni desktop