Marjan Bogatinovski
Drejtor i përgjithshëm komercial për abonuesit afaristë
Marjan Bogatinovski është Drejtor i përgjithshëm komercial për abonuesit afaristë nga 1 maji 2023. Ai është profesionist me përvojë në fushën e menaxhimit të produkteve dhe zhvillimit afarist me një përvojë prej tri dekadash në telekomunikimet, integrimin e sistemit dhe softuerin afarist.
Ai karrierën e tij e filloi si asistent për Telekomunikime në Fakultetin e Elektroteknikës të UCM, ndërsa vazhdoi ta ndërtojë atë në disa kompani të njohura botërore si KPN Research holandez, TNO Telecom dhe kompaninë polake Asseco SEE, në pozicione të ndryshme përgjegjëse që lidhen me inovacionin, konsulencën për biznesin dhe menaxhimin e sektorëve për produkte të reja. Ka punuar edhe në Makedonski Telekom, në segmentin e abonuesve afaristë, përgjegjës për zhvillimin e VoIP për abonues të mëdhenj, zgjidhje softuerike për shitje, produkte të integrimit sistemor dhe për udhëheqjen e ekipit për shitje tek abonuesit kyç.
Në këtë pozitë vjen nga pozita e Drejtorit ekzekutiv për menaxhim me produkte dhe zhvillim afarist të Datamajoris, kompani rajonale me zhvillim personal të zgjidhjeve të plota IoT për abonuesit afaristë.
Bogatinovski është elektroinxhinier i diplomuar në UCM ku, gjithashtu, e ka marrë edhe diplomën e magjistraturës në drejtimin e Telekomunikimeve.
Lexo më shumë